KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI
AnalizeHI-TechKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI

Përditësimi i fundit: 21 Maj, 2026 12:18 pm
15 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka gjetur një rrugë për të prokuruar të gjitha kontratat publike të teknologjisë së informacionit pa iu nënshtruar ligjit të prokurimeve publike. Me pak fjalë, pa tender. Rruga e ka emrin Albanian Digital Solution, shoqëria publike e krijuar për të zëvendësuar AKSHI-n në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës dixhitale të vendit.

Një vendim i fundit i Këshillit të Ministrave, praktikisht krijon një monopol të përbindshëm kombëtar në fushën e Teknologjisë së Informacionit, i cili do të jetë edhe më keq se AKSHI, pasi nuk do të jetë i detyruar të zhvillojë tendera publikë, por i cakton çmimet sipas kostove që përcakton vet.

Por si do të funksionojë skema?

Të gjitha institucionet e shtetit, që kanë nevojë për ndërtimin e sistemeve të reja dixhitale, mirëmbajtjen apo përmirësimin e atyre ekzistuese, janë të detyruara t’i drejtohen me kërkesë AKSHI-t. Kjo e fundit, shqyrton paraprakisht kërkesën e paraqitur dhe, në bashkëpunim me institucionin kërkues, harton kërkesa teknike dhe funksionale, si dhe miraton termat e referencës ose dokumentin përkatës të specifikimit të shërbimit.

“Pas miratimit të termave të referencës ose të dokumentit përkatës të specifikimit të shërbimit, AKSHI ia përcjell kërkesën dhe dokumentacionin përkatës shoqërisë “Albanian Digital Solution”, sh.a., për vlerësimin e mundësisë së realizimit të shërbimit,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Brenda 10 ditëve ADS është e detyruar të kthejë përgjigje nëse e realizon dot apo jo shërbimin e kërkuara. Nëse merr përsipër realizimin e shërbimit, ADS kryen analizën e detajuar të shërbimit, përfshirë koston që institucioni kërkues do të paguajë tek ajo. Pra çmimi nuk përcaktohet me garë, por është vetë ADS si ofruesja e shërbimit, e cila do të caktojë çmimi që do të paguajnë institucionet.

Vendimi i qeverisë, i ndan shërbimet në katër kategori dhe katër nivele kompleksiteti. Për secilin nga to, caktohet një marzh operacional, që ADS mund të ngarkojë mbi koston totale të shërbimit. Këto marzhe variojnë nga 5 për qind deri në 16 për qind, në varësi të kompleksitetit.

Kategorite dhe marzhet

Në pamje të parë, mungesa e tenderit duket si e justifikuar për shkak se në finale bëhet gjithmonë fjalë për një shoqëri publike, që do t’i përfitojë paratë, siç është ADS. Por hileja qëndron diku tjetër. Për realizimin e shërbimeve që kërkojnë institucionet e shtetit ADS mund të bashkëpunojë me kompani private dhe mënyra se si ajo i zgjedh kompanitë private është në diskrecionin e saj.

Ky është mekanizmi që shpërndan paranë publike pa tender tek privatët. Ndërkohë që ka dhe një hile tjetër. Aksionet e ADS mund të blihen nga privatët deri në 49 për qind.

Modeli

Nëse ministria e Financave kërkon të përmirësojë sistemin elektronik të thesarit ajo i drejtohet me kërkesë AKSHI-t. Kjo e fundit merr kërkesën dhe në bashkëpunim me ministrinë realizon termat e referencës dhe specifikimet teknike.

Pasi i ka realizuar ato i drejtohet Albanian Digital Solution. është Albanian Digital Solution e cila përcakton se në çfarë kategori bie shërbimi i kërkuar nga ministria e Financave dhe në çfarë niveli kompleksiteti. Mbi këto ndarje, ADS nxjerr koston totale që duhet të paguajë ministria e Financave, përfshirë marzhin përkatës.

Nëse kostoja caktohet 2 milionë euro, atëherë ADS fillon realizimin e projektit dhe nëse do mund të marrë një privat si ortakë në realizimin e këtij shërbimi, të cilin e paguan sipas diskrecionit të saj, pa garë.

Por përveç kësaj, qeveria ka parashikuar se aksionet e ADS mund të tregtohen lirshëm dhe se në të mund të bëhen pronarë deri në 49 për qind edhe privatët. Kjo hap një shteg tjetër të rrezikshëm. Një privat, blen 49 për qind të aksioneve të ADS dhe bëhet kështu monopolisti i tregut të Teknologjisë së Informacionit në vend, duke arkëtuar miliarda para publike pa tendera përmes ADS-së.

Nuk dihet nëse ky lloj modeli ekziston në ndonjë vend tjetër. Por ADS është praktikisht krijimi i një xhepi, i cili nxjerr paratë e buxhetit pa tender dhe pa asnjë kufizim ligjor duke i çuar tek privatët. Një sha, që ka monopolin absolut të tregut, cakton vet çmimet dhe mund të kontraktojë privatë pa tendera. Ky është përbindëshi ADS, më keq edhe se AKSHI.

 

Marrë nga Kapitali

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 mln USD, në Shqipëri operon në Call Centera

Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë

Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë

KORRIDORI I TETE DHE LUFTA PËR ENERGJINË

Parku i Karavastasë/ Rama-Balluku kontrata klienteliste

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë
Artikulli tjetër Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 mln USD, në Shqipëri operon në Call Centera

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 21 Maj, 2026
Rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Ministria e Jashtme maqedonase thërret ambasadorin e Shqipërisë në Shkup
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 21 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.