Detaje kanë dalë nga operacioni që, vijon për ekzekutimin e urdhërarresteve, mes tyre për efektivë të policisë dhe biznesmenë.
Mësohet se janë 4 urdhër arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, 4 për zyrtarë të IMT Sarandë dhe 4 për ndërtues.
Nga efektivët e Komisariatit janë arrestuar Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Satka specialistë zonash.
“Arrest në shtepi” për ish-shefin e Krimeve, Blerim Tafçiu dhe në kërkim është oficeri i krimeve Irakli Koçiaj.
Nga zyrtarët e IMT të Bashkisë Sarandë nuk është arritur të kapet asnjë.
Ndërsa nga ndërtuesit është kapur vetëm pronari i Hotel “Oasis”, Alqi Papa, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.
Marrë nga Syri.net