KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Suficiti buxhetor arrin 550 milion euro, në 4-mujor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Suficiti buxhetor arrin 550 milion euro, në 4-mujor
AktualeAnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Suficiti buxhetor arrin 550 milion euro, në 4-mujor

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2026 10:16 am
29 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vlera e suficitit buxhetor në periudhën janar-prill 2026 arriti në 54 miliardë lekë. Kjo shumë ishte 86% më e lartë se plani i periudhës dhe 42 për qind më shumë se fakti i 4-mujorit të parë 2025. Në rritjen e suficitit buxhetor, realizimi i të ardhurave më shumë se plani kontribuoi me plus 13,7 miliardë lekë dhe mosrealizimi i shpenzimeve publike sipas programit kontribuoi me 11.4 miliardë lekë.

Vitin e kaluar suficiti buxhetor në këtë periudhë ishte 38 miliardë lekë, por suficiti nuk është gjithmonë i mirë dhe deficiti nuk është gjithmonë i keq.

Ana pozitive lidhet me faktin se paratë e tepërta mund të përdoren për të paguar borxhet e prapambetura. Kjo ul kostot e interesit në të ardhmen dhe krijon hapësirë fiskale për buxhetet e viteve në vijim. Sakaq, agjencitë e vlerësimit (si Moody’s apo Standard & Poor’s) dhe investitorët e huaj rrisin besimin, duke ndikuar në uljen e interesave të huave në të ardhmen.

Por ajo që po ndodh me financat shqiptare është se gati gjysma e suficitit vjen nga pamundësia për të kryer shpenzimet kapitale, duke mos realizuar investimet e planifikuara në rrugë, shkolla, spitale apo digjitalizim. Këto para të mbetura pezull penalizojnë rritjen ekonomike afatgjatë dhe ulin cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Në një kohë që Shqipëria ka rreth 43 për qind të popullsisë në rrezik të varfërisë, nivelet e larta të suficitit tregojnë defekt në shpërndarjen e të ardhurave. Në njërën anë shteti ose është duke mbi-taksuar segmente të caktuara, ose ka dështuar të bëjë rishpërndarjen e parave.

E gjithë kjo dobësi ndodh në një kohë që Shqipëria ka rendimentin më të ulët fiskal për grumbullimin e të ardhurave në raport me ekonominë e saj. Mjaft problematike paraqitet situata edhe në fushën e shpenzimeve, ku përveç dobësisë në realizimin e programit, vlera e abuzimeve në investimet e dokumentuara nga SPAK është e lartë.

Objektet e mëdha të infrastrukturës, të tillë si incineratorët, shpenzuan miliona euro, teksa asnjë objekt nuk punon. Ndërkohë, e gjithë infrastruktura rrugore e sapo-përfunduar me kosto shumë të larta është e dëmtuar rëndë, duke kërkuar miliardë të tjera për riparime dhe mirëmbajtje.

Përvojat buxhetore kanë provuar se një suficit buxhetor i shëndetshëm është ai që vjen nga mirëaministrimi dhe rritja ekonomike e natyrshme, ndërsa suficiti që vjen nga kursimi i fondeve për investime publike shpesh përkthehet në një kosto të fshehur për zhvillimin e vendit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bota që ndryshon/ Rregulla të reja të drejtash dhe përgjegjësish

Presidenti i Bolivisë përgjysmon pagën e tij dhe të ministrave, për të qetësuar protestat

Infantilizmi i një Britanie “të paqeverisshme”

Rreth 40% e mjekëve shqiptarë synojnë të largohen nga vendi

Nartë/ Zona e Mbrojtur rrethohet nga telat me gjemba

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shoqata e Transportit: Nga 1 Qershori, bileta e autobusit 30 lekë më shumë, nëse paguhet me kartë
Artikulli tjetër Nxehtësia ekstreme godet Evropën Perëndimore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon?
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 26 Maj, 2026
BQE paralajmëron rritjen e interesave në qershor
Analize Bota Finance Sociale Zhvillim 26 Maj, 2026
Mbi normat e OBSH, zhurma e ndërtimeve pushton Tiranën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Maj, 2026
Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.