KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2026 11:16 am
84 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Numri i lejeve të ndërtimit të raportuara nga INSTAT shënoi një rritje të fortë në tremujorin e parë të vitit 2026, por pas shifrave pozitive fshihet një kufizim i rëndësishëm metodologjik: statistikat nuk përfshijnë lejet e miratuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), institucioni që jep dritën jeshile për një pjesë të konsiderueshme të projekteve strategjike dhe zhvillimeve më të mëdha ndërtimore në vend.

Sipas publikimit të fundit të INSTAT, gjatë tremujorit të parë të vitit janë miratuar 322 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një rritje prej 24.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipërfaqja totale e planifikuar për ndërtim arriti në 377 mijë metra katrorë, ose 12.5% më shumë se një vit më parë, ndërsa vlera e projekteve të miratuara u llogarit në rreth 20.4 miliardë lekë.

Megjithatë, në krye të raportit, INSTAT bën një sqarim të pazakontë, duke theksuar se të dhënat mbështeten aktualisht vetëm në informacionin e siguruar nga bashkitë. Instituti pranon se, sipas legjislacionit për zhvillimin e territorit, në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit janë të përfshira edhe institucione të tjera përveç pushtetit vendor, por këto nuk raportojnë ende në mënyrë të standardizuar pranë INSTAT. Për këtë arsye, statistikat e publikuara nuk përfshijnë të gjitha lejet e ndërtimit të miratuara në Shqipëri.

Kjo do të thotë se një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ndërtimor në vend mbetet jashtë pasqyrës zyrtare statistikore. Në veçanti, mungojnë të dhënat për lejet që miratohen nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, institucioni që shqyrton dhe autorizon projektet me rëndësi kombëtare, investimet strategjike, komplekset turistike, kullat shumëkatëshe dhe zhvillimet e tjera madhore që shpesh përfaqësojnë volumet më të mëdha të investimeve në sektorin e ndërtimit.

Për rrjedhojë, edhe pse raporti i INSTAT tregon një rritje të konsiderueshme të lejeve të ndërtimit, ai nuk mund të konsiderohet një pasqyrë e plotë e aktivitetit real të sektorit. Në praktikë, niveli i investimeve dhe i sipërfaqeve të miratuara mund të jetë ndjeshëm më i lartë, pasi mungon raportimi i një pjese të projekteve më të mëdha që kalojnë përmes AZHT-së dhe institucioneve të tjera qendrore.

Nga të dhënat e raportuara rezulton se ndërtimet për banim vijojnë të dominojnë tregun, me 237 leje dhe rreth 186 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi. Ndërkohë, për ndërtesat jo-rezidente, ku përfshihen hotelet, objektet tregtare dhe industriale, janë miratuar 85 leje me një sipërfaqe totale prej mbi 191 mijë metrash katrorë.

Në aspektin financiar, vlera e ndërtimeve të reja dhe punimeve inxhinierike të miratuara gjatë tremujorit arriti në mbi 20 miliardë lekë. Vetëm ndërtimet për banim përfaqësojnë afro 8.7 miliardë lekë investime, ndërsa ndërtesat jo-rezidente afro 4.9 miliardë lekë të tjera.

Vetë INSTAT pranon se po punon për krijimin e një sistemi të unifikuar raportimi, në mënyrë që në të ardhmen statistikat e lejeve të ndërtimit të përfshijnë të gjitha institucionet përgjegjëse. Deri atëherë, çdo analizë e tregut të ndërtimit duhet të lexohet me rezervën se një pjesë e konsiderueshme e aktivitetit real ndërtimor në Shqipëri vijon të mbetet jashtë statistikave zyrtare.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Karakaçi, gati firmën për rrugën e florinjtë Kashar-Lekaj/ 18 mln euro për km
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.