KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vit zgjedhor 2025, gjysma e buxhetit të bashkive shkoi për pagat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vit zgjedhor 2025, gjysma e buxhetit të bashkive shkoi për pagat
AnalizeFinanceKryesorePolitikeSociale

Vit zgjedhor 2025, gjysma e buxhetit të bashkive shkoi për pagat

Përditësimi i fundit: 8 Qershor, 2026 11:43 am
128 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Bashkitë vijojnë të shpenzojnë më shumë për paga dhe personel, ku një pjesë e tyre rezulton të ketë fryrë më tej organikën, në vitin 2025, që ishte edhe vit zgjedhor.

Sipas shifrave të Financave, shpenzimet e pushtetit vendor arritën në 87.8 miliardë lekë, ose 17.9% më shumë krahasuar me një vit më parë. Kjo do të thotë 13.4 miliardë lekë më shumë të shpenzuara nga 61 bashkitë e vendit krahasuar me  vitin 2024.

Peshën më të madhe në buxhetin vendor e kanë mbajtur shpenzimet për paga dhe sigurime, të cilat zënë 45.6% të totalit. Ky zë mbetet pjesa më e madhe e shpenzimeve të bashkive dhe tregon se një pjesë e konsiderueshme e fondeve vendore përdoret për mbajtjen e administratës dhe strukturave të shërbimeve publike.

Shpenzimet operative zunë 25.3% të totalit të shpenzimeve në vitin 2025, ose rreth 4.1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Investimet vendore, të cilat kanë ndikimin më të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës së qytetarëve, zunë vetëm 21.5% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor.

Në vlerë, investimet e pushtetit vendor janë rritur me rreth 3.4 miliardë lekë, ndikuar kryesisht nga Tirana.

Krahasuar me vitin 2024, pesha e “Çështjeve ekonomike” është rritur nga 20% në 23%, duke e kthyer këtë funksion në zërin më të madh të shpenzimeve vendore për vitin 2025. Në terma vjetorë, shpenzimet për këtë funksion janë rritur me 44%, duke shënuar një nga rritjet më të forta ndër funksionet kryesore të pushtetit vendor.

Funksioni i dytë me peshën më të madhe është “Shërbimet e përgjithshme publike”, të cilat zënë rreth 20% të totalit të shpenzimeve vendore në vitin 2025. Një vit më parë, ky funksion zinte 21% të totalit, por pavarësisht uljes së lehtë në peshë, shpenzimet në vlerë janë rritur me 18% krahasuar me vitin 2024.

Arsimi mbetet një nga tre zërat kryesorë të buxhetit vendor. Në vitin 2025, ky funksion zuri 19% të totalit të shpenzimeve, të njëjtën peshë si në vitin 2024. Në terma vjetorë, shpenzimet për arsimin janë rritur me 22%, duke reflektuar mbështetje më të lartë për një nga funksionet më të rëndësishme të pushtetit vendor.

Një pjesë e rëndësishme e shpenzimeve ka shkuar edhe për strehimin dhe komoditetet e komunitetit. Ky funksion zuri 15% të totalit të shpenzimeve vendore në vitin 2025, të njëjtën peshë me një vit më parë. Krahasuar me vitin 2024, shpenzimet për këtë zë janë rritur me 21%.

Mbrojtja e mjedisit zuri 9% të shpenzimeve vendore në vitin 2025, nga 10% që ishte një vit më parë. Megjithatë, në vlerë, shpenzimet për këtë funksion janë rritur me 8%, duke treguar se rënia e peshës lidhet më shumë me rritjen më të shpejtë të zërave të tjerë të buxhetit vendor.

Në aspektin e burimeve të financimit, shpenzimet e pushtetit vendor në vitin 2025 janë mbuluar kryesisht nga të ardhurat e veta dhe transfertat nga buxheti qendror. Të ardhurat e veta kanë financuar 52% të shpenzimeve vendore, ndërsa transfertat nga buxheti qendror kanë mbuluar 47%.

Për herë të parë, në strukturën e financimit evidentohen edhe të ardhurat e paplanifikuara, ose të ardhurat jashtë limitit, të cilat kanë mbuluar rreth 1% të shpenzimeve vendore. Ky tregues tregon një ndryshim të lehtë në strukturën e financimit, por njëkohësisht konfirmon se buxhetet vendore mbeten ende të lidhura ngushtë me transfertat qendrore.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Formula 1/ Antonelli nis “arratisjen”, 5 suksese radhazi
Artikulli tjetër Si u grabitën 60 mijë euro nga ‘OTP Bank’?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.