KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si u grabitën 60 mijë euro nga ‘OTP Bank’?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si u grabitën 60 mijë euro nga ‘OTP Bank’?
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Si u grabitën 60 mijë euro nga ‘OTP Bank’?

Përditësimi i fundit: 8 Qershor, 2026 11:45 am
212 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Elton Qyno

Një sasi prej 60 mijë euro, ka arritur të marë nga arka e bankës “OTP Bank”, autori që në 2 Dhjetor depërtoi lehtësisht në ambjentet e brendshme dhe më pas sërisht lehtësisht ai u largua menjëherë duke përdorur një skuter.

Policia dhe prokuroria e Tiranës, përmes një seri kamerash kanë arritur të zbulojnë drejtim lëvizjen e grabitësit, por ende nuk kanë mundur ta identifikojnë atë.

Deri në këto momente ku ndodhet hetimi, dyshimet flasin se grabitësi mund të ketë bashkëpunuar me një anëtar të personelit të bankës, pasi ai ka qënë fizikisht brenda në ambjenteve të bankës në dy moment shumë të rastësishme.

Së pari grabitësi është shfaqur “blic” brenda ambjentit të bankës, sapo punonjësi i sigurisë së derës së jashtme Fehmi Ccullhaj është larguar në tualet për nevojat personale.

Ccullhaj, në dëshminë e tij para policisë ka deklaruar se: “…Isha në banjë, kur ndodhi grabitja e arkës së bankës. Derën e bankës nuk e mbylla nga brenda, pasi kam harruar instiktivisht…”.

Së dyti një rastësi e ccuditshme është dhe fakti se grabitësi ka hyrë në bankë dhe është shfaqur drejt arkës, kur pikërisht 3 arkëtaret e kësaj banke sapo kishin marë valutën financiare.

Si rregull ato duhet të mbanin një shumë financiare në arkë, jo më tepër se 30 milion lekë. Por ja që ditën e ngjarjes nën kërcënimin e armës së grabitësit, 3 arkëtaret i kanë dorëzuar në total rreth 60 mijë euro.

Këto veprime të dyshimta, kanë ngritur disa pikëpyetje të forta për grupin hetimor, duke krijuar bindjen se grabitësi në këtë rast mund të ketë bashkëpunuar me një punonjës të personelit të kësaj bankë, që atë ditë ndodhej brenda në bankë.

Deri në këto momente, këto mbeten vetëm dyshime të forta, por pa mundur të sigurohen provat bindëse për një bashkëpunim mes grabitësit dhe punonjësit të bankës, me qëllim grabitjen e shumave monetare nga arka e “OTP Bank”.

Më shumë se 5 persona janë shoqëruar në polici dhe janë marë në pyetje, por më pas janë lënë të lirë. Aktualisht asnjë person nuk është identifikuar dhe arrestuar nga policia si grabitës.

Ndërkohë ditën e djeshme, gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë kanë vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e sigurisë së bankës, shtetasin Fehmi Ccullhaj.

Rroja i sigurisë së derës akuzohet nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vit zgjedhor 2025, gjysma e buxhetit të bashkive shkoi për pagat
Artikulli tjetër Salillari merr koncesionin 1 miliardë euro të Milot-Balldren

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.