KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A po jep Rama shenja zbutjeje ndaj protestës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > A po jep Rama shenja zbutjeje ndaj protestës?
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

A po jep Rama shenja zbutjeje ndaj protestës?

Përditësimi i fundit: 9 Qershor, 2026 12:33 pm
166 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një udhëzim i shpërndarë për deputetët e Partisë Socialiste dhe drejtuesit e maxhorancës tregon një qasje më të kujdesshme ndaj protestës qytetare kundër projektit në Zvërnec.

Në dokumentin shpërndarë deputetëve, publikuar nga Kapitali, kërkohet që reagimet publike të shmangin arrogancën, cinizmin dhe akuzat ndaj protestuesve.

Deputetëve u kërkohet të flasin me mirëkuptim, të bëjnë dallim mes protestës qytetare dhe protestave të opozitës, si edhe të pranojnë se shumica e pjesëmarrësve janë qytetarë të sinqertë.

Udhëzimi përcakton edhe mesazhet që duhet të përcillen publikisht.

Sipas tij, Edi Rama dhe Partia Socialiste duhet të paraqiten si të hapur ndaj qytetarëve, duke sjellë si shembuj protestën kundër armëve kimike dhe protestën e studentëve. Kjo pikë, pra paralelizimi me dy protesta ku në fund qeveria është tërhequr mund të lexohet edhe si sinjal për një tërheqje të tretë.

Një nga pikat kryesore lidhet me faktin se, sipas dokumentit, projekti nuk është ende gati dhe studimi mjedisor sapo ka nisur.

Në këtë pjesë, maxhoranca këshillohet të theksojë se janë angazhuar ekspertë dhe arkitektë ndërkombëtarë për hartimin e projektit.

Dokumenti kërkon gjithashtu që protestuesit të mos sulmohen drejtpërdrejt, por të flitet vetëm për “elementë manipulativë” brenda protestës.

Në tekst përmenden aktorë politikë nga Shqipëria, zëra nga rajoni dhe amplifikime në rrjete sociale, përfshirë edhe Iranin.

Një tjetër mesazh lidhet me investitorët e huaj.

Deputetëve u kërkohet të nënvizojnë se Shqipëria nuk ka luksin të largojë investitorët e mëdhenj dhe se turizmi nuk mund të zhvillohet vetëm me Airbnb apo struktura hoteliere me 3 dhe 4 yje.

Në fund, udhëzimi përmban edhe një formulim që lë hapur mundësinë e ndryshimeve.

Në dokument thuhet se qeveria dhe maxhoranca janë të hapura për dialog, për të dëgjuar palët dhe “pse jo, për të përmirësuar njëri-tjetrin”.

Kjo pjesë mund të lexohet si një sinjal zbutjeje politike ndaj protestës, në një moment kur reagimi qytetar ka marrë vëmendje të gjerë publike.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lugët e florinjta të resorteve luksoze
Artikulli tjetër Bie numri i pronave të shitura, por çmimet rriten

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.