KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Péter Magyar: Fundi i një regjimi vjen kur njerëzit s’kanë më frikë prej tij
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Péter Magyar: Fundi i një regjimi vjen kur njerëzit s’kanë më frikë prej tij
AnalizeBotaOpinionPolitikeSociale

Péter Magyar: Fundi i një regjimi vjen kur njerëzit s’kanë më frikë prej tij

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2026 9:54 am
155 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Pas 16 vitesh nën drejtimin e Viktor Orbán, shumëkush besonte se demokracia në Hungari ishte shuar. Por Péter Magyar sfidoi sistemin nga brenda dhe arriti një fitore historike. Në këtë intervistë, kryeministri i ri hungarez flet për rrëzimin e regjimit, përballjen me trashëgiminë e tij dhe drejtimin e ri të vendit.

Péter Magyar, i lindur në vitin 1981, ishte pjesë e aparatit të pushtetit të Viktor Orbán deri dy vjet më parë. Madje ishte i martuar me ministren e drejtësisë së Orbánit. Më pas u shkëput nga sundimtari afatgjatë dhe nisi një fushatë në të gjithë vendin.

Në zgjedhjet e 12 prillit, ai dhe partia e tij, Tisza, fituan bindshëm. Hungarezët e shpërblyen qëndrimin e tij kundër korrupsionit dhe sundimit arbitrar me një shumicë parlamentare prej më shumë se dy të tretash. Në këtë intervistë kryeministri hungarez Péter Magyar thotë se që votuesit të të besojnë, duhet të shkosh te ta, t’i shikosh në sy dhe t’i dëgjosh.

-Ju e nisët rrugëtimin dy vjet më parë si një figurë e panjohur politike dhe tani keni arritur të mposhtni Viktor Orbán, kreun më jetëgjatë në BE, një lider që e rrënoi demokracinë në vendin e tij. A pati një moment të vetëm kur menduat: Kjo mund të funksionojë?
Në fakt, unë s’kisha ndërmend të hyja në politikë. Dikur isha anëtar i partisë së Orbánit Fidesz, por më pas u shkëputa nga sistemi. Në shkurt 2024 dhashë një intervistë për median online Partizán.
Ajo u pa nga gati 3 milionë njerëz, gjë që më befasoi vërtet. Një muaj më vonë organizova një protestë kundër korrupsionit dhe klientelizmit. Erdhën 50 mijë vetë. Tre javë më pas ishin 200 mijë. Ndoshta ai ishte momenti.

-Megjithatë njerëzit e Orbán kontrollonin pjesën më të madhe të mediave dhe aparatin shtetëror…

Unë kam qenë gjithmonë shumë mosbesues nëse mund të fitohej përballë një regjimi të tillë, aq më tepër me një shumicë si ajo që arritëm. Por u bëra vërtet optimist vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2025.

-Si e shpjegoni që pas 16 vitesh klima ndryshoi papritur kundër sistemit?

Arsyet janë të shumta. Hungarezët janë shumë të durueshëm, por e duan lirinë. Kishte shumë gënjeshtra, shumë korrupsion, shumë propagandë. Dhe pas kaq vitesh, dolëm ne, një forcë jashtë sistemit, që donte sinqerisht të fitonte dhe që tha: Do të punojmë me ndershmëri dhe transparencë, do të mbrojmë qytetarët tanë.

-Orbán i fitoi zgjedhjet e mëparshme me slogane shumë polarizuese kundër Brukselit apo emigrantëve. Së fundmi, ai përmendi edhe një kërcënim të pretenduar nga Ukraina. Pse votuesit nuk i besuan më këto narrativa?

Njerëzit mësohen me propagandën e vazhdueshme dhe në fund e kuptojnë. Propaganda funksionon vetëm kur përmban një grimcë të së vërtetës. Ne arritëm të tregojmë se pretendimet e Orbán nuk kishin bazë reale.

Fundi i një regjimi vjen kur njerëzit nuk kanë më frikë prej tij, madje kur fillojnë të qeshin me të. Pikërisht kjo ndodhi edhe në Hungari. Motoja ime që në fillim ishte: “Mos kini frikë!”. Edhe dy vjet më parë thosha se pushteti i Orbánit dukej shumë më i fortë sesa ishte në të vërtetë.

-Çfarë mësimesh mund të nxjerrin demokratët në vende të tjera nga suksesi juaj në përballjen me autokratët?

Nuk besoj se ekziston një recetë universale. Ne thjesht punuam me ndershmëri dhe shumë përkushtim. Politika ka të bëjë me njerëzit. Që votuesit të të besojnë, duhet të shkosh tek ata, t’i shikosh në sy dhe t’i dëgjosh.

Gjatë fushatës vizitova mbi 700 qytete e fshatra. Në disa vende shkova 5 ose 6 herë. Isha më shumë në rrugë sesa në shtëpi. Të tjerët menduan se mjaftonin rrjetet sociale dhe televizioni. Por kjo nuk është e mjaftueshme.

-Si po reagon tani aparati i pushtetit i poshtëruar? Orbán në thelb e kishte kapur shtetin; besnikët e tij ndodhen në çdo hallkë të pushtetit…

Vendi ynë ishte një shtet i marrë peng. Ka ende shumë besnikë të tij në sistem. Për shembull në Këshillin e Mediave. Por edhe presidenti i Gjykatës së Lartë dhe prokurori i përgjithshëm janë njerëz të Orbánit. Pra sigurisht që kemi hasur rezistencë.

Por këtë e prisnim. Këta njerëz duhet të largohen. Ata e tradhtuan shtetin e së drejtës, demokracinë dhe popullin hungarez. Askush prej tyre nuk reagoi kur gjyqtarë, gazetarë, artistë apo qytetarë të thjeshtë u fyen dhe ndaj tyre u shpif.

As kur Orbáni i quajti kritikët e sistemit “parazitë” që duhej të shtypeshin. Njerëzit nuk votuan për një ndryshim të thjeshtë qeverie, por për një ndryshim sistemi.

-Ju keni kërkuar që një sërë figurash të fuqishme besnike të Orbánit të japin dorëheqjen vullnetarisht, madje edhe presidenti Tamás Sulyok…

U përpoqëm të ishim shumë korrektë. Ai mund të largohej me dinjitet. Nuk e bëri këtë, me gjasë nën presionin e Orbánit. Ata po përpiqen të pengojnë ndryshimin e sistemit, ndoshta për të mos lejuar zbardhjen e krimeve: mashtrime dhe përvetësime me vlerë miliardash. Është ironike të shohësh ata që për 16 vjet dobësuan shtetin e së drejtës, tani të pretendojnë se po e mbrojnë atë. Ne kemi një shumicë të paprecedentë, mbi dy të tretat, dhe mund të ndryshojmë kushtetutën. Populli na votoi për të bërë një shkëputje të plotë nga e kaluara. Na duhen njerëz dhe rregulla të reja, si dhe rikthimi i balancave dhe kontrollit institucional.

-A ekziston rreziku që, me një shumicë kaq të madhe, të bini në tundimin e qeverisjes autoritare?

Unë kam propozuar kufizimin e mandatit të kryeministrit në tetë vjet dhe kjo vlen edhe për mua. Do të ndërmarrim hapa të tjerë për të parandaluar abuzimet me pushtetin si ato të 16 viteve të fundit.

-A keni frikë se do të vazhdojë polarizimi i shoqërisë?

Ne duam të ribashkojmë kombin. Nuk ishte një betejë “hungarez kundër hungarezit”, por sistemi i Orbánit kundër popullit. Duhet të përballemi me të kaluarën, por ata që janë përgjegjës duhet së pari të kërkojnë falje dhe të mbajnë përgjegjësi. As Orbáni nuk e ka bërë këtë.

Ai nuk po merr pjesë në parlament. Nuk dëshiron përballje me popullin. Kur të përfundojë fushata publike e urrejtjes dhe propagandës, do të jetë më e lehtë të bashkohemi. Shpresoj që në tetor të festojmë 70-vjetorin e Revolucionit të vitit 1956 në një vend më të bashkuar.

-Orbán është kritikuar për politikat e tij pro-ruse. A do të mbështesë Hungaria dërgimin e ndihmave për Kievin?

Ne duam marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje. Në çdo vend fqinj ka pakica hungareze. Mbi 100 mijë hungarezë jetojnë vetëm në Ukrainë. Për shembull, ata nuk lejohen të përdorin gjuhën e tyre në administratë apo kopshte.

Jemi në negociata për këtë çështje. Nëse garantohet mbrojtja e pakicave, dhe unë jam optimist, do të takohem me presidentin Volodymyr Zelensky dhe do të hapim një kapitull të ri me Ukrainën. Por nuk do të dërgojmë armë apo trupa.

-A do të mbështesni paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë?

Nëse ka konsensus në Bashkimin Evropian, sigurisht që do t’i mbështesim sanksionet. Ashtu siç bëri edhe Orbán në fund të fundit, pavarësisht retorikës së tij të brendshme.

 

Marrë nga Der Spiegel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Radio France: “Revolucioni i Flamingove” po sfidon Ramën
Artikulli tjetër 24-vjeçari turk humbet gjurmët në mënyrë misterioze, në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.