KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zhvatja e madhe me rimbursimin e insulinës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zhvatja e madhe me rimbursimin e insulinës
AnalizeKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Zhvatja e madhe me rimbursimin e insulinës

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2026 10:30 am
167 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Emisioni “Stop” trajtoi mbrëmjen e 9 qershorit çështjen e çmimeve të barnave në Shqipëri, duke ngritur dyshime serioze mbi mënyrën se si zbatohet metodologjia e referencës rajonale për barnat e rimbursueshme.

Në qendër të denoncimit është insulina NovoRapid FlexPen, një medikament jetik për pacientët diabetikë, i cili në Shqipëri rimbursohet me 28.33 euro për kuti.

Sipas skemës aktuale, çmimi i një bari duhet të përcaktohet mbi bazën e mesatares së tre vendeve më të lira referente. Për NovoRapid FlexPen, si referencë janë marrë Greqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Nga të dhënat e publikuara, çmimi në këto vende rezulton përkatësisht 24.16 euro, 24.26 euro dhe 24.33 euro. Mesatarja del rreth 24.25 euro për kuti. Megjithatë, në Shqipëri i njëjti produkt vijon të rimbursohet me 28.33 euro, pra rreth 4 euro më shumë për çdo kuti.

Kjo diferencë ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si është miratuar dhe kontrolluar çmimi i insulinës nga autoritetet shqiptare.

Çështja bëhet edhe më problematike kur krahasohet me Kosovën. Në vitin 2024, qeveria e Kosovës kontraktoi përmes tenderit publik 62 mijë kuti NovoRapid për nevojat e pacientëve diabetikë për një periudhë dyvjeçare.

Vlera totale e blerjes ishte 1 milion e 81 mijë euro, ose më pak se 17.5 euro për kuti. Ndërkohë, në Shqipëri i njëjti medikament rimbursohet me 28.33 euro për kuti. Diferenca është gati 11 euro për çdo kuti në dëm të buxhetit të shtetit dhe, në shumë raste, edhe të vetë pacientëve.

Në pamje të parë, diferenca mund të duket e vogël. Por ajo merr përmasa të mëdha kur shumëzohet me volumin real të përdorimit. NovoRapid FlexPen është një nga insulinat më të përdorura edhe në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, ky produkt përdoret nga të paktën 17 mijë pacientë, shumë prej të cilëve injektohen disa herë në ditë.

Sipas Kapitali.al, vetëm gjatë vitit 2025, FSDKSH ka rimbursuar rreth 150 mijë kuti NovoRapid. Nëse çmimi i Shqipërisë krahasohet me atë të Kosovës, buxheti publik ka paguar mbi 1.6 milionë euro më shumë vetëm për një vit.

Në pesë vitet e fundit, Shqipëria ka rimbursuar mbi 600 mijë kuti NovoRapid FlexPen. Krahasuar me çmimin që do të rezultonte nga zbatimi korrekt i formulës së referencës rajonale, mbipagesa llogaritet në rreth 2.5 milionë euro. Ndërsa nëse krahasimi bëhet me çmimin e Kosovës, dëmi potencial shkon në rreth 6 milionë euro.

Që prej vitit 2014, Shqipëria e ka bazuar çmimin e barnave të rimbursueshme te vendet referente si Italia, Greqia, Serbia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut. Në teori, kjo metodë duhet të garantonte që fondi publik të mos paguante më shumë se tregjet e krahasueshme.

Por në praktikë, rasti i insulinës ngre dyshime se metodologjia është anashkaluar ose zbatuar në mënyrë të deformuar.

Në fillim të këtij viti, qeveria ndryshoi formulën, duke vendosur që çmimi të bazohet te mesatarja e tre vendeve me çmimin më të ulët ndër pesë vendet referente. Megjithatë, edhe me këtë formulë të re, çmimi në Shqipëri rezulton më i lartë se mesatarja e vendeve referente.

NovoRapid FlexPen prodhohet nga kompania daneze Novo Nordisk. Në Shqipëri, të drejtën e tregtimit e ka kompania Rejsi Farma, e cila rezulton distributori i vetëm për këtë produkt.

Pikërisht këtu lindin dyshimet kryesore: si është deklaruar çmimi? Kush e ka verifikuar? Kush e ka miratuar? Dhe pse për vite me radhë çmimi ka mbetur në një nivel më të lartë se tregjet referente?

Pyetjet që kërkojnë përgjigje janë të drejtpërdrejta: A janë deklaruar saktë çmimet në vendet referente? A kanë pasur autoritetet shqiptare dokumentacionin e plotë për miratimin e çmimit? Kush ka firmosur pranimin e këtij çmimi? Dhe kush ka përfituar nga mbajtja e tij në një nivel më të lartë për vite me radhë?

Rasti bëhet edhe më i rëndë sepse nuk bëhet fjalë për një produkt të zakonshëm tregtar, por për një insulinë jetike. Pacientët diabetikë nuk kanë luksin të zgjedhin nëse do ta përdorin apo jo. Për vite me radhë, një pjesë e tyre kanë pasur edhe bashkëpagesë, duke mbuluar nga xhepi një pjesë të kostos.

Kjo do të thotë se, në rast abuzimi me çmimin, dëmi është i dyfishtë: pacientët dëmtohen si konsumatorë dhe si taksapagues, ndërsa buxheti i shtetit paguan më shumë për një ilaç jetik.

Çështja nuk duhet të kufizohet vetëm te NovoRapid FlexPen. Rasti duhet të shërbejë si pikënisje për një kontroll më të gjerë mbi të gjitha produktet dhe kompanitë që Rejsi Farma përfaqëson ose ka përfaqësuar në Shqipëri.

Dyshimet shtrihen edhe te produkte të tjera të kompanive ndërkombëtare si Alexion, Apotex, AstraZeneca, Atnahs Pharma Netherlands B.V., Beecham Group Plc, Denk Pharma, Novartis, Sanofi, Viatris, Takeda, Mylan, Lek/Sandoz, Janssen-Cilag dhe të tjera.

Nëse këto dyshime konfirmohen, atëherë nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar të një insuline, por me një problem potencialisht sistemik në mënyrën se si disa barna deklarohen, miratohen, tregtohen dhe rimbursohen në Shqipëri.

Në qendër të kësaj çështjeje është Rejsi Farma, e cila duhet të mbajë përgjegjësi nëse provohet se çmimi është deklaruar, mbajtur ose përfituar në mënyrë të padrejtë.

Përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm administrative. Nëse hetimet konfirmojnë manipulim ose deklarim të pasaktë të çmimit, Rejsi Farma duhet të detyrohet të kthejë në FSDKSH shumën e përfituar padrejtësisht, e cila sipas përllogaritjeve shkon deri në rreth 6 milionë euro.

Njëkohësisht, çmimi i insulinës duhet të korrigjohet menjëherë, në mënyrë që buxheti publik dhe pacientët të mos vazhdojnë të paguajnë më shumë për një medikament jetik.

 

Marrë nga Emisioni “Stop”, në Klan TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vangjel Tavo u jep partnerëve të Gjikurisë, menaxhimin e tokave të himariotëve
Artikulli tjetër BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.