New York Knicks u bë protagoniste e një prej përmbysjeve më të çmendura dhe të pabesueshme në historinë e Finales së Madhe të NBA dhe në Madison Square Garden arrin të mposhtë San Antonio Spurs 107-106 në ndeshjen e katërt duke marrë kryesimin në serinë e sfidave në 3-1 dhe tani është vetëm 1 fitore larg titullit
Neë York tentoi të reagojë në periodën e tretë duke arritur të shkurtojë disavantazhin deri në 15 pikë, por San Antonio e thelloi sërish diferencën duke e çuar atë në 20 pikë. Në këtë pikë ndeshja dukej se ishte e mbyllur. Por pikërisht këtu merr formë mrekullia e Knicks. E drejtuar nga Jalen Brunson, skuadra njujorkeze rriti intensitetin në mbrojtje dhe arriti të gjejë vazhdimësi edhe në sulm. Me kalimin e kohës avantazhi i Spurs po venitej gjithnjë e më shumë.
Kur kishin mbetur 1 minutë e 22 sekonda lojë, Brunson shënoi koshin që i dha avantazhin e parë New York, 105-104. San Antonio u përgjigj me dy gjuajtje të lira të Stephon Castle duke marrë avantazhin në 106-105, por në çastet e fundit teksanët bënë disa gabime të rënda duke i dhënë New Yorkut shansin e fundit dhe topi siç mund të parashikohet shkoi në duart e Brunson. Gjuajtja e këtij të fundit nga gjysmëdistanca nuk ishte e sakte, por nën kosh u shfaq Anunoby që fitoi reboundin ofensiv për të shënuar koshin që e çoi rezultatin në 107-106 me 1.2 sekonda të mbetura nga fundi i ndeshjes. Tentativa e fundit e dëshpëruar e San Antonio nuk solli asgjë dhe në Madison Square Garden shpërtheu festa. Për New York, kjo është një ndër përmbysjet më të mëdha në rezultat të realizuara në historinë e Finaleve te NBA, një sukses që e afron skuadrën njujorkeze akoma më shumë me titullin. Për San Antonion, kjo humbje do të jetë e vështirë për ta gëlltitur duke qenë se e kishte këtë ndeshje në kontrollin e tij për të shpërdoruar më pas avantazhin maksimal prej 29 pikësh.
Marrë nga NBA.com