KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 10 mëkatet e mëdha të protestës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 10 mëkatet e mëdha të protestës
AktualeFokusKryesoreOpinionSociale

10 mëkatet e mëdha të protestës

Përditësimi i fundit: 16 Qershor, 2026 11:01 am
179 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Nga Lutfi Dervishi

 

Që kur nisi protesta, ky vend nuk është më ai që ishte. Ka ndryshuar dhe jo për mirë.

1- Rënia e euros

Ka shembur euron. Të gjitha teoritë për turizmin, remitancat, ndërtimin dhe paratë e zeza rezultuan të gabuara. Fajtori i vërtetë është  protesta.

2- Kriza e strehimit

Ka fryrë çmimet e banesave dhe qirave. Deri dje, çiftet e reja blinin apartamente te Komuna e Parisit thjesht duke kursyer kusuret e kafesë së mëngjesit.

3- Trafiku apokaliptik

Ka paralizuar kryeqytetin. Para protestës, nga Tirana në Durrës e në Rinas shkohej sa hap e mbyll sytë.

4- Degjenerimi i shtetit

Ka rritur korrupsionin, arrogancën dhe abuzimin me detyrë. Ndryshe nga më parë, kur zyrtarët tanë funksiononin me saktësinë e orës zvicerane dhe shfaqnin bujarinë e dhembshurinë e Nënë Terezës.

5- Ulja e pagave dhe pensioneve

Ka ulur pagat dhe pensionet. Deri para protestës, pensionistët nuk dinin ku t’i shpenzonin pensionet, ndërsa punonjësit refuzonin rritjet e pagave sepse nuk dinin ç’të bënin me gjithë ato para.

6- Shpopullimi i vendit

Ka zbrazur Shqipërinë. Para protestës, aeroportet ishin plot me njerëz që kërkonin biletë vetëm për t’u kthyer në atdhe.

7- Tërheqja e investitorëve

Ka trembur kapitalin e huaj. Para protestës, miliarderët e botës pritnin me durim në radhë në Rinas, për të investuar edhe në projekte pa projekt.

8. Kriza e besimit

Ka gërryer besimin te politika. Më parë qytetarët besonin aq verbërisht te politikanët, sa priftërinjtë dhe hoxhallarët ishin xhelozë.

9- Lumturia e humbur

Ka mbjellë pakënaqësi artificiale. Sepse para protestës të gjithë ishin mirë, pa borxhe, pa ankth, pa asnjë arsye për t’u ankuar.

10- Ngrohja globale

Ka rritur temperaturat në vend. Para dy javësh Tirana kishte një fresk pranveror që të kënaqte shpirtin. Sapo dolën njerëzit në shesh, nisi zhegu.

Nëse protesta vazhdon, rrezikon të fajësohet për tërmetet, thatësirën, rënien e natalitetit dhe moskualifikimin e Italisë në Botëror.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fundosja e Marinës së Durrësit/ Si ndryshoi projekti, në dhjetor 2025?
Artikulli tjetër Nga Shqipëria në Europë, blerja e një apartamenti po bëhet gjithnjë e më e paarritshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.