KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Diaspora i jep katër mandate shtesë Vetëvendosjes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Diaspora i jep katër mandate shtesë Vetëvendosjes
AnalizeKryesorePolitikeRajoniZhvillim

Diaspora i jep katër mandate shtesë Vetëvendosjes

Përditësimi i fundit: 16 Qershor, 2026 12:10 pm
157 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të ndjeshme të rezultatit pas nisjes së numërimit të votave të diasporës, duke siguruar deri më tani katër mandate më shumë krahasuar me rezultatet preliminare të publikuara pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas rezultateve të përditësuara, Vetëvendosje ka arritur në 45.89 për qind të votave në nivel vendi dhe aktualisht ka 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Në rezultatet preliminare, partia e Albin Kurtit kishte siguruar 42.96 për qind të votave, që përkthehej në 48 mandate parlamentare.

Rritja e numrit të ulëseve vjen kryesisht si rezultat i mbështetjes së madhe nga diaspora. Në votimin e zhvilluar në përfaqësitë diplomatike, Vetëvendosje mori mbi 83 për qind të votave, ndërsa në votimin përmes postës ka siguruar deri tani mbi 70 për qind të mbështetjes.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në 19.96 për qind të votave dhe aktualisht ka 22 mandate në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet forca e tretë politike me 17.04 për qind dhe 19 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 6.89 për qind dhe 7 mandate.

Megjithëse janë numëruar mbi 22 mijë vota nga përfaqësitë diplomatike dhe dhjetëra mijëra vota me postë, procesi ende nuk ka përfunduar. Për t’u numëruar kanë mbetur edhe rreth 35 mijë zarfe me vota nga diaspora, si dhe rreth 11 mijë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Sipas trendit aktual, ndryshime të mëdha në ndarjen e mandateve duken më pak të mundshme, megjithëse rezultati përfundimtar do të varet nga votat që kanë mbetur pa u numëruar.

Mandatet në Kuvendin e Kosovës ndahen sipas formulës D’Hondt. Për formimin e Qeverisë së re nevojiten të paktën 61 vota në Kuvend, ndërsa për zgjedhjen e presidentit kërkohet kuorum prej 80 deputetësh në dy rundet e para të votimit.

 

Marrë nga Albinfo.ch

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Abuzimi me fondet e BE-së çon në burg
Artikulli tjetër ‘Der Spiegel’: Edi Rama drejt rrëzimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.