Në aeroportin e Vlorës ka pasur sërish sot tensione dhe përplasje mes punonjësve të kompanisë së Pacollit dhe sigurisë së kompanisë tjetër “2A” të Valon Ademit.
Behxhet Pacolli një ditë më parë deklaroi se “MABCO” është zotëruese e 98% të kuotave të kapitalit të VIA-s dhe përbën subjektin kryesor mbajtës të të gjitha detyrimeve, përgjegjësive dhe ekspozimeve që lidhen me koncesionin, në aspektin profesional, teknik, referencial dhe financiar.
Përplasja mes dy kompanive solli bllokim e punimeve në Aeroportin e Vlorës, prej rreth 10 ditësh gjatë muajit maj, deri në një vendim të Gjykatës së Lartë.
Gjykata vendosi më 26 maj që të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga kompanitë “Vlora International Airport” dhe “2A Group”, të biznesmenit Valon Ademi dhe t’i japë të drejtë sipërmarrësit kosovar, ish-presidentit Behgjet Pacolli, duke lejuar kthimin e tij në Aeroportin e Vlorës.
Marrë nga Top Channel