Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku dy vajza me origjinë shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Viktimat janë dy motrat nga Topanica e Kamenicës, Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe.
Hetimet fillestare tregojnë se aksidenti fatal u shkaktua nga një përplasje midis dy makinave pranë zonës së pushimit Renchtal. Mjetet u përplasën rreth mesditës ndërsa ndërronin korsi dhe u ndalën në autostradë pas përplasjes. Makinat e përplasura, të ndaluara papritur në rrugë, i detyruan shoferët pas tyre të frenonin me shpejtësi.
Mediat gjermane shkruajnë se kjo çoi në një aksident tjetër të rëndë që përfshinte gjithsej pesë automjete, ndërsa autostrada A5 drejt Karlsruhe u mbyll plotësisht për hetimin e aksidenteve. Policia gjermane po heton më shumë në lidhje me aksidentin.
Marrë nga Stern.de