KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen pas 8 orësh 4 turistët polakë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen pas 8 orësh 4 turistët polakë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen pas 8 orësh 4 turistët polakë

Përditësimi i fundit: 29 Qershor, 2026 11:18 am
80 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Katër turistë polakë janë shpëtuar pas një operacioni të vështirë kërkim-shpëtimi që zgjati rreth 8 orë në Kanionet e Gjipesë, në Himarë.

Sipas Policisë, alarmi u dha mesditën e së dielës, pasi katër turistët, gjatë eksplorimit të zonës, kishin rënë në një greminë, ndërsa njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Njoftimi:

Kanionet e Gjipesë/8 orë përpjekje intensive të Policisë dhe shërbimeve të tjera, në një terren të thepisur dhe me rrezik për jetën, për të lokalizuar dhe shpëtuar 4 turistë polakë.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit, të shtrirë dhe gjatë orëve të natës, u angazhuan shërbimet e DELTA Forcës, Policisë së Himarës dhe DVP Vlorë, si dhe helikopteri i Forcave të Armatosura, alpinistë, zjarrfikës dhe ekip mjekësor.

Pas njoftimit, mesditën e djeshme, se 4 turistë polakë, gjatë eksplorimit të kanioneve të Gjipesë, kishin rënë në një greminë dhe si pasojë, njëri prej tyre ishte dëmtuar, shërbimet e Policisë vendore, si pasojë e terrenit të thepisur dhe nevojës imediate për t’iu shkuar në ndihmë turistëve, nisën menjëherë kërkimet për lokalizimin dhe evakuuimin e tyre.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë, në këtë operacion kërkim-shpëtimi, në ndihmë të shërbimeve të Policisë vendore, u angazhuan shërbimet e DELTA Forcës, helikopteri i Forcave të Armatosura, alpinistë të zonave të mbrojtura, zjarrfikës dhe ekip mjekësor.

Helikopteri i Forcave të Armatosura nuk mundi të futej në vendin ku ndodheshin turistët dhe operacioni vijoi nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe alpinistët.

Pas shumë kërkimesh dhe përpjekjesh intensive, turistët u evakuuan 2 nga 2 dhe rreth mesnatës, përfundoi me sukses operacioni për kërkim-shpëtimin e tyre.

Turisti i dëmtuar mori menjëherë ndihmën e nevojshme nga ekipi mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 3 turistët e tjerë u evakuuan në gjendje të mirë shëndetësore.

4 turistët polakë falënderuan Policinë dhe të gjitha njësitë e tjera të angazhuara për përgjigjen e menjëhershme ndaj sinjalit të tyre për ndihmë, si dhe për sakrificën dhe angazhimin e specializuar dhe human për shpëtimin e jetëve të tyre.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dy kombëtaret me më shumë Botërorë zbresin sot në fushë
Artikulli tjetër Denoncim/ Biznesmenë izraelitë paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.