Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se Shtetet e Bashkuara mund ta shpallin së shpejti ngushticën e Hormuzit “territor të Shteteve të Bashkuara”, një deklaratë e bërë në një kohë kur lufta me Iranin vijon.
Gjatë një fjalimi në Nassau County, në Nju Jork, Trump tha se pas përfundimit të luftës dhe mposhtjes së Iranit, administrata e tij mund të ndërmarrë një hap të tillë.
“Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq, shumë shpejt do ta shpall ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Trump.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se ka përdorur forcën ushtarake “pak më shumë” nga sa kishte dashur, por argumentoi se presioni ndaj Teheranit është i nevojshëm për të parandaluar regjimin iranian të sigurojë armë bërthamore.
“Ne nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë një armë bërthamore”, u shpreh Trump.
Marrë nga Fox News