Edi Rama po tenton të zhurmojë ‘Revolucionin Flamingo’ në mediat ndërkombëtare.
Me qindra e mijëra media perëndimore raportojnë rregullisht për valën e protestave ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
Në kushtet kur opinioni ndërkombëtar është kundër Edi Ramës, ky i fundit po tenton të sfumojë raportimet e medieve të huaja duke nxjerrë kartën e ‘shtetit bektashi’.
Kujtojmë se propozimi i tij për krijimin e një shteti bektashi u raportua gjerësisht në mediat e huaja.
Së fundmi, media franceze Intelligence Online shkruan se projekti për ‘shtetin bektashi’ po merr jetë.
Sipas medias franceze, përgatitjet për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyjnë në një fazë të re, me drejtuesit e komunitetit që po punojnë për strukturat e ardhshme institucionale dhe përfaqësimin e tij jashtë Shqipërisë.
Media franceze shkruan se zyrtarizimi i tij nga autoritetet shqiptare pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm.
Një nga elementet më të veçanta të projektit është krijimi i simboleve dhe strukturave të një shteti të pavarur.
Sipas medies franceze, drejtuesit bektashinj po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një monedhe të re, e cila do të quhej “bek” dhe, sipas artikullit, mund të indeksohej me çmimin e arit.
Gjithashtu parashikohet lëshimi i pasaportave nga autoritetet e ardhshme bektashiane.
Lideri shpirtëror i Urdhrit, Baba Mondi, emri i të cilit është Edmond Brahimaj, vijon të presë delegacione të huaja në selinë botërore të bektashinjve në Tiranë. Sipas Intelligence Online, mes tyre ka pasur edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Izraelit.
Sipas medias franceze, Urdhri Bektashi ka nisur gjithashtu krijimin e një rrjeti përfaqësuesish jashtë vendit. Të dërguarit janë emëruar nën drejtimin e Kreshnik Grezdës, i cili mban rolin e ambasadorit të përgjithshëm.
Marrë nga Inteligence Online