KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

Përditësimi i fundit: 25 Gusht, 2026 7:58 am
22 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Enti Rregullator i Ujit nuk ka kryer kontrollet dhe inspektimet që i kërkon ligji për të verifikuar nëse operatorët e ujësjellës-kanalizimeve respektojnë kushtet e licencave, ndërsa edhe vetë procesi i licencimit dhe rinovimit rezulton në disa raste i mbështetur në vlerësime kryesisht deklarative. Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se këto mangësi dobësojnë një nga instrumentet kryesore që rregullatori ka për të kushtëzuar përmirësimin e performancës së ujësjellësve.

Problematika, sipas auditimit, nis që në momentin e dhënies ose rinovimit të licencës. Në rastet e UK Korçë, UK Vlorë dhe UK Vorë, KLSH konstatoi se vlerësimi i aftësive tekniko-profesionale, kapacitetit financiar, përvojës dhe mbrojtjes së konsumatorëve nuk shoqërohej me tregues të qartë dhe dokumente të verifikueshme. Për rinovimet mungonte edhe një vlerësim i dokumentuar i performancës historike të operatorit, ndërsa “aftësia financiare” nuk konkretizohej me elemente që të lejonin kontrollin e vendimmarrjes. Auditimi evidentoi gjithashtu paqartësi mes rasteve të trajtuara si “licencim” dhe “rinovim” dhe mangësi në verifikimin real të kompetencave të drejtuesve.

Por boshllëku më i rëndësishëm shfaqet pas dhënies së licencës. KLSH konstaton se ERRU nuk ka ushtruar kompetencën dhe detyrimin ligjor për të kryer kontrolle dhe inspektime mbi respektimin e kushteve të licencës. Edhe monitorimi që kryhet nuk dokumentohet në mënyrë sistematike dhe mungon lidhja e qartë mes raporteve periodike të operatorëve, vlerësimit formal të përmbushjes së kushteve dhe masave që duhet të marrë rregullatori kur performanca nuk është në nivelin e kërkuar.

Në këtë mënyrë, sipas KLSH-së, licenca rrezikon të mbetet më shumë një akt formal sesa një instrument rregullator i lidhur me performancën. Problemi ka rëndësi të drejtpërdrejtë për sektorin, pasi licenca nuk duhet vetëm të lejojë një shoqëri të ushtrojë aktivitetin, por edhe t’i japë ERRU-së mundësinë ta kushtëzojë atë me standarde konkrete të shërbimit dhe të ndërhyjë kur këto standarde nuk përmbushen. Audituesit vlerësojnë se procesi aktual krijon rrezikun që vendimet për licencat të bazohen më shumë në deklarata sesa në prova konkrete të aftësive dhe performancës së operatorëve.

KLSH kërkon që ERRU të krijojë një sistem të dokumentuar monitorimi për çdo licencë, me raportime periodike dhe vlerësime vjetore të përputhshmërisë, si dhe të planifikojë inspektime të rregullta. Rezultatet e kontrolleve duhet të lidhen drejtpërdrejt me vendimmarrjen e rregullatorit, përfshirë vendosjen e kushteve, masave administrative apo rishikimin e licencës kur operatori nuk përmbush detyrimet.
Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.