KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampet e Sirisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampet e Sirisë
AktualeAnalizeFokusKomentKryesoreSociale

Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampet e Sirisë

Përditësimi i fundit: 26 Gusht, 2026 1:27 pm
38 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në mesantën e 26 gushtit mbërritën në vendin tonë pesë shqiptarë, nga të cilët tre janë të mitur dhe një e moshuar 79 vjeçare, pas përfundimit të operacionit të riatdhesimit nga Siria. Ata u pritën nga forcat e Policisë dhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili ka ndarë pamjet nga momenti i mbërritjes së pesë qytetarëve rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm.

E moshuara e riatdhesuar është Hajrie Taushani, e cila kishte udhëtuar drejt Sirisë pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt këtij vendi për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it. Ajo kishte udhëtuar drejt Sirisë për tu kujdesur për nipërit e saj. Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, 79-vjeçarja kishte mbetur në kampin Al-Hol, ku ka jetuar në kushte të vështira, ndërsa vijonte të kujdesej për fëmijë të mitur, përfshirë edhe dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.

“Mirë se u kthyet në shtëpi! Sot, në orën 1:20 u kthyen nga Siria në atdhe pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët tre të mitur dhe një e moshuar 79 vjeçare. E moshuara H.T, pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it, ka udhëtuar drejt Sirisë me qëllim marrjen dhe kujdesin për nipërit e saj.

Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, shtetasja H. T. ka qëndruar në kampin Al-Hol në Siri, ku, në kushte veçanërisht të vështira jetese, ka vijuar të kujdeset për fëmijë të mitur, përfshirë dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.

Riatdhesimi i saj dhe i të miturve është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve shqiptare për të mundësuar kthimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në zonat e konfliktit dhe në kampet e Sirisë. Përgëzime të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të përfshira në Task-Forcën e ngritur me Urdhër të Kryeministrit për përmbushjen e masave për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit.

Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit do të vijojnë punën dhe koordinimin ndërinstitucional për vijimin e procesit të riatdhesimit të të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në Siri, duke garantuar respektimin e procedurave ligjore dhe të sigurisë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e përshtatshëm të të miturve”- shkruan Lamallari.

Pas përfundimit të procedurave, ata do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale. Ndërsa më pas do të nisë procesi i akomodimit dhe rehabilimit të tyre.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Revolucioni i Flamingove dhe kriza e pluralizmit mediatik

Në Shqipëri vijnë aziatikët, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve

Zjarret shkrumbojnë Shqipërinë/ UNECE ‘shuplakë’ qeverisë Rama

Kush është Ermir Ndreaj “Cinco”, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin në përgjime

Kosova me medalje ari në Lojërat Mesdhetare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykata Supreme vendos në favor të Trumpit për rregullat e votimit me postë
Artikulli tjetër Vdes në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i dënuar për pastrim parashë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 27 Gusht, 2026
Aksidentet rrugore rriten me 10% në shtatë muaj
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
Protestuesit para SPAK: “Nuk duam arrestime për show/ Presim arrestimin e Ramës e Belindës”
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.