KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si po tenton Sokol Topçiu, të fitojë tendera pas burgut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si po tenton Sokol Topçiu, të fitojë tendera pas burgut
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Si po tenton Sokol Topçiu, të fitojë tendera pas burgut

Përditësimi i fundit: 26 Gusht, 2026 1:37 pm
17 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Një kompani e hetuar disa herë për falsifikime dhe mashtrime, madje pronari i saj ka provuar prangat dhe qelitë e paraburgimit, po vijon të fitojë me lehtësi tendera publikë, madje me dyshime të mëdha se procedurat kanë qenë të paracaktuara. Vox News ka hulumtuar dhjetëra dokumente, procedura tenderuese, vendimmarrje të kompanive, akte hetimore e noteriale, ku rezulton se i ndaluari i vitit 2021, Sokol Topçiu, me lidhjet e tij tepër të fuqishme, po vijon që të marrë sërish para publike, të cilat janë kanalizuar përherë në llogaritë bankare të tij dhe të firmave që ka nën pronësi.

Dokumentet saktësojnë se Topçiu ka pasur në pronësi firmën “Farma Net”, një kompani që është hetuar nga organet ligjzbatuese se fitoi me mashtrime tenderat sekretë të COVID, madje vetë administratori u ndalua për kontrabandë, apo u hetua edhe për shkak të “helmit të gjarprit”, një medikament që nuk ishte i regjistruar në Shqipëri, por Ministria e Shëndetësisë e blinte me tendera të paracaktuar nga Sokol Topçiu. Pas këtyre “njollave” të mëdha, pronari i kësaj firme, Sokol Topçiu, ndryshoi emrin e firmës nga “Farma Net” në “Vitanet Albania”, me të njëjtën seli dhe me të njëjtin aktivitet, depo farmaceutike.

Por koha nuk ka “shëruar plagët” e marra, pasi i njëjti individ, tashme me emrin e ri të kompanisë, po vijon të fitojë në mënyrën më të lehtë tenderin e “bojës” që përdoret në zgjedhje, një procedurë tepër e diskutueshme, aq më tepër që gjatë një palë zgjedhje të kaluara kishte akuza të rënda se boja hiqej lehtësisht nga gishtat. Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar ta bëjë të njëjtën procedurë, duke ia dhënë edhe procedurën e vitit 2026 po të njëjtit emër, Sokol Topçiut, por me një toponim tjetër të firmës.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, në datën 20 gusht 2026, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sërish fituese kompaninë e Topçiut, të quajtur “Vitanet Albania”, të procedurës së prokurimit me objekt “blerje bojë timbruese për procesin zgjedhor, MK 24 muaj”.

Tenderi duket se ka qenë formal, pasi në këtë procedurë ka bërë ofertë vetëm Vitanet, me vlerë 16,492,000 lekë ose nëse do t’a konvertojmë, shuma shkon në 178 mijë euro.

Por, kush fshihet pas këtij emri të ndryshuar?! Vox News ka analizuar dokumente nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se në vitin 2025 emri i kompanisë ka ndryshuar nga “Farma Net” në “Vitanet Albania”.

“Sot, në Tiranë, më datën 31 maj 2025, ne selinë e saj, me adresë ‘rruga Siri Kodra, ndërtesë 2-kateshe, subjekt i regjistruar në QKB dhe pranë Drejtorisë Tatimpaguesve te Mëdhenj, u mblodh Asambleja e Zakonshme e Ortakëve të shoqërisë ‘Farma Net Albania’, sipas lajmërimit të bërë rregullisht, lidhur me ndryshimin e emrit te shoqërisë, emrit tregtar dhe të dhënave që deklarohen vullnetarisht në ekstraktin e QKB-së”, thuhet në këtë dokument.

Sipas tij, në mbledhje mori pjesë ortaku i shoqërisë Sokol Topçiu, zotërues i 100% të pjesëve të kapitalit themeltar i cili vendosi të ndryshojë emrin e shoqërisë, nga ai aktual ‘Farma Net Albania’ në emrin e ri ‘Vitanet Albania’. “Mbledhja u mbyll me miratimin e plotë të ortakut, dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë” thuhet në këtë dokument.

Sipas të dhënave që ka hulumtuar Vox News, kompania e re e Sokol Topçiut, “Vitanet Albania” ka qenë një nga firmat që ka qarkulluar miliona euro, para publike apo edhe para që vijnë nga sektori privat, duke qenë se operon si në farmaci ashtu edhe në depo farmaceutike. Disa ditë më parë, e njëjta firmë ka publikuar në QKB bilancin e saj për vitin 2025, ku në fund rezulton se ka dalë me një fitim prej 46,272,443 lekësh, ose rreth 500 mijë eurosh. “Fitimi i vitit 2025 do të destinohet, do të përdoret për investime”, thuhet në këto dokumente.

Duket se, në këtë Shqipërinë tonë të vogël, të njëjtët individë që kapen me shkelje të rënda, me pasoja në buxhet të shtetit, apo në dëm të konsumatorit, do të vijojnë të qarkullojnë miliona euro, madje një pjesë e mirë e tyre nga paratë e vetë taksapaguesve. I njëjti pronar që fitoi së fundmi lehtësisht tenderin e KQZ-së është arrestuar në vitin 2021, pasi prokuroria kishte zbuluar një rrjet të kontrabandës së ilaçeve.

Sokol Topçiu figuron si emri që ka fituar disa tendera sekretë gjatë kohës së COVID-it, madje u aludua se kishte lidhje të forta me ish-ministren Ogerta Manastirliu, e cila bleu materialet tek “Farma Net Albania” me çmim shumë më të lartë se sa tregu.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Projektet e resorteve luksoze, me kapital të huaj, nxisin zemërim në Ballkan

Fatura e ‘kripur’ që la pas ish-zyrtari i akuzuar për korrupsion

I kërkohet gjykatës amerikane, të anullojë gjobën për koncesionin e 4 vendburimeve

Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit
Artikulli tjetër Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vdes në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i dënuar për pastrim parashë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Gusht, 2026
Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampet e Sirisë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 26 Gusht, 2026
Gjykata Supreme vendos në favor të Trumpit për rregullat e votimit me postë
Analize Bota Fokus Sociale 26 Gusht, 2026
Europol: Në rritje grabitjet e dhunshme të muzeve në gjithë Evropën
Aktuale Analize Fokus Kulture Opinion 26 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.