KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit

Përditësimi i fundit: 26 Gusht, 2026 1:31 pm
19 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Rreth 30 minuta nevojiten gjatë fundjavës për të përshkuar vetëm 3 kilometra rrugë në autostradën Tiranë–Elbasan, për shkak të trafikut të rënduar. Prej disa muajsh, trafiku i rënduar i mjeteve që udhëtojnë drejt qyteteve të Juglindjes së vendit po krijon radhë të gjata kilometrike përgjatë aksit Tiranë–Elbasan.

Monitor e përshkroi këtë itinerar ditën e premte, më 21 gusht, ku konstatoi se problematika me trafikun nis që në fshatin Shijon, në krah të autostradës së Elbasanit.

Konkretisht në orën 16:40, nga fshati Shijon deri te rrethrrotullimi i Bradasheshit u desh gjysëm ore, ndërsa udhëtimi vijoi me trafik të rënduar edhe në pjesën tjetër të aksit.

Në kushte normale trafiku, 3 km nga zona e Shijonit deri te rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan do të përshkoheshin afërsisht për 4–5 minuta me makinë. Për shkak të trafikut, koha e udhëtimit ishte rreth 6–7 herë më e gjatë se normalisht.

Gjithashtu për të mbërritur deri tek Unaza e qytetit, në hyrje të saj, nevojiteshin edhe rreth 15 minuta të tjera, por për shkak të trafikut të rënduar.

Por stresi i trafikut që përjetojnë udhëtarët nga Tiranë, po reflektohet me uljen e frekuentimit të tyre për qytetet juglindore.

Në qytetin e Pogradecit, teksa bizneset pohuan se kërkesa e të huajve për akomodim, restorante dhe aktivitete turistike është në rritje, veçanërisht nga turistët nga Franca dhe SHBA,  bizneset vendase raportojnë një tjetër tendencë.

Vizitorët nga Tirana dhe Elbasani po shfaqen më pak në Pogradec krahasuar me 2-3 vitet e mëparshme, ku bizneset e lidhin këtë rënie edhe me trafikun e rënduar në aksin Tiranë-Elbasan.

Përfaqësues të vilës “Bimbli” në Pogradec që ndër vite pushuesit kryesorë për dhoma hoteli i ka vendas, pohon se numri i kryeqytetasve është në rënie.

“Ka ende pushues që vijnë nga Tirana, por numri i tyre nuk është si vitet e mëparshme ka një rënie të tyre, kjo veçanërisht gjatë muajit korrik. Gjatë muajit ka një përmirësim të situatës, por jo si në vitet e kaluara. Një nga arsyet mund të jetë edhe trafiku i rënduar në autostradën Tiranë -Elbasan”, pohojnë ata.

Rënia e pushuesve nga Tirana konstatohet edhe nga drejtuesit e bizneseve të vogla për aktivitete sportive në liqen.

Gjergji që disponon disa varka për vozitje në liqen pohon se tashmë u bënë 2 vite që numri i pushuesve nga Tirana dhe Elbasani është në rënie në Pogradec. Sipas tij shkaku kryesor është trafiku i rënduar në autostradën e Elbasanit.

Sipas tij numri i turistëve vendas kryesohen nga qytetarët nga Maliqi, Përrenjasi dhe Korça.

Alternativat për shmangien e trafikut

Por tashmë trafiku i rënduar me radhë të gjata kilometrike në autostradën Tiranë -Elbasan, veçanërisht në fundjave nga dita e premte deri të dielën në darkë është tashmë një problem që prej muajsh haset nga qytetarët.

Situata paraqitet e ngjashme edhe gjatë kthimit në fundjavë pavarësisht forcave të shumta të policisë rrugore që gjenden afër rrethrrotullimit të Bradasheshit për të normalizuar situatën. Situata me trafik të rënduar është edhe nëse udhëton në orët 22:00 apo 22:30 të mbrëmjes ditë të diele.

Kjo problematika është kthyer në torturë për shumë drejtues mjetesh, edhe për ata që kthehen nga qytetet bregdetare të Jugut drejt Tiranës, që për të evituar trafikun e rënduar zgjedhin të hyjnë në kryeqytet përmes Rrogozhinës, por përfundojnë “nga shiu në breshër”, pasi rrethrrotullimi i Bradasheshit bëhet i papërshkrueshëm.

Të tjerë qytetarë pohojnë se kanë gjetur si zgjidhje alternativë kalimin nga rruga e vjetër e Qafë Kërrabës, për rastet kur trafiku nis të rëndohet që në autostradë, por edhe kjo zgjidhje nuk sugjerohet si shumë e përshtatshme prej tyre, pasi për të hyrë në qytetin e Elbasanit sërish do përballesh me trafik deri në përfundimin e unazës së qytetit.

Bypassi i Elbasanit, një zgjidhje e domosdoshme

Problematika me trafikun në këtë aks që përveç fluksit të lartë të udhëtarëve në fundjave, shtuar dhe ngarkesës së lëvizjes që krijojnë punimet për autostradën e re Elbasan  – Qafë Thanë sipas ekspertëve ka sjellë nevojën për ndërtimin e Bypassit të Elbasanit, i cili është i domosdoshëm që të lehtësojë trafikun e rënduar në një nga korridoret më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Projektet e resorteve luksoze, me kapital të huaj, nxisin zemërim në Ballkan

Fatura e ‘kripur’ që la pas ish-zyrtari i akuzuar për korrupsion

I kërkohet gjykatës amerikane, të anullojë gjobën për koncesionin e 4 vendburimeve

Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Si po tenton Sokol Topçiu, të fitojë tendera pas burgut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vdes në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i dënuar për pastrim parashë
Artikulli tjetër Si po tenton Sokol Topçiu, të fitojë tendera pas burgut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vdes në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i dënuar për pastrim parashë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Gusht, 2026
Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampet e Sirisë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 26 Gusht, 2026
Gjykata Supreme vendos në favor të Trumpit për rregullat e votimit me postë
Analize Bota Fokus Sociale 26 Gusht, 2026
Europol: Në rritje grabitjet e dhunshme të muzeve në gjithë Evropën
Aktuale Analize Fokus Kulture Opinion 26 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.