KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria me naftën 30% më të shtrenjtë në rajon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria me naftën 30% më të shtrenjtë në rajon
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Shqipëria me naftën 30% më të shtrenjtë në rajon

Përditësimi i fundit: 28 Gusht, 2026 4:51 pm
40 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve me pakicë ka rikthyer ndërhyrjet e qeverive të vendeve të rajonit për uljen e akcizës te nafta, përveç Shqipërisë, ndonëse kjo e fundit ka çmimin më të shtrenjtë në rajon.

Në Shqipëri, prej rreth një jave nafta po tregtohet me çmim prej 219 lekë për litër. I konvertuar në euro, çmimi i naftës është rreth 2.3 euro për litër nga 2.06 euro për litër që ishte çmimi në muajin korrik, ndërsa benzina po tregtohet me rreth 2.1 euro për litër.

Në vend krahasuar me muajin korrik çmimi është rritur me rreth 0.24 euro për litër apo 21 lekë për litër.

Nga të dhënat krahasuese të korrespodentëve të Monitor për vendet e Ballkanit Perëndimor, rezulton se në Shqipëri çmimet e karburanteve janë dukshëm në nivele më të larta, duke rikthyer debatin për uljen e taksave të karburanteve.

Nafta në Shqipëri kushton 41% më e shtrenjtë se në Maqedoninë e veriut, që është më e lira në rajon dhe 17% më shumë se në Serbi, i dyti më i shtrenjti në rajon pas nesh. Nafta në Shqipëri është 30% më e shtrenjtë se mesatarja e rajonit prej 1.77 lekë për litër, sipas përllogritjeve të “Monitor”.

Nafta në vend është më e shtrenjta, për shkak të barrës më të rëndë fiskale.

Nëse për të gjitha vendet e rajonit zbatohet një strukturë e thjeshtë për llogaritjen e çmimit të naftës (çmimi bazë + akcizë dhe mbi këtë shumë llogaritet TVSH-ja), në Shqipëri përveç akcizës 0.37 euro për litër dhe TVSh-së 20%, mbi çmimin e naftës aplikohet edhe dy taksa të tjera shtesë.

Taksa e qarkullimit (27 lekë për litër) dhe taksa e karbonit (3 lekë për litër). Kjo bën që struktura fiskale në Shqipëri të jetë dukshëm më e rënduar, duke përbërë rreth 50% të çmimit apo 100 lekë për litër.

Por pavarësisht rritjes së çmimeve, deri tani nga qeveria nuk është bërë e ditur asnjë masë e re fiskale për uljen e çmimeve.

Në muajin mars u miratua vendimi për uljen e akcizës te karburantet me 20% nëse çmimi i naftës kalonte vlerën e 220 lekëve për litër me pakicë dhe për benzinën masa zbatohet nëse çmimi kalon 200 lekë për litër.

Por përdorimi i kësaj mase ishte i kufizuar. Ministri i Financave Petrit Malaj më herët pohoi gjatë një seance në Kuvendin e Shqipërisë se masa është përdorur 2 herë dhe efekti financiar llogaritej 37 mln lekë apo rreth 400 mijë euro.

Mali i Zi ul sërish akcizën

Në Malin e Zi, çmimi i naftës referencë “Eurosuper 98” ka arritur 1,79 euro për litër dhe eurodiesel 1,87 euro për litër dhe çmimi i benzinës ka arritur 1,76 euro për litër, sipas të dhënave të korrespodentit të Monitor.

Krahasuar me muajin korrik çmimi i naftës është rritur nga 0.11 deri 0.21  euro për litër.

Pas rritjes, sërish qeveria e Malit të Zi është ndër të parat që reagoi me masa të reja fiskale. Më 25 Gusht u miratua vendimi për uljen e akcizës së naftës me 20% dhe për benzinën pa plumb me 5%. Akcizat e reja do të mbeten në fuqi deri më 5 Shtator.

Edhe pas nisjen së luftës në Lindjen e Mesme, qeveria e Malit të Zi ishte ndër të parat që reagoi menjëherë me uljen e taksave te karburantet me zbutjen e efekteve te fuqia blerëse e konsumatorit. Më 22 Mars qeveria miratoi vendimin për uljen me 50% të akcizës te nafta dhe me 25% te benzina.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mban ende në fuqi uljen e akcizës

Në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftës për muajin gusht ka arritur 1.63 euro për litër dhe benzinës 1.54 euro për litër. Nafta në raport me çmimet mesatare të muajit korrik u rrit me 0.21 euro.

Për momentin, edhe nga qeveria e Maqedonisë së Veriut raportohet se nuk ka masa të reja fiskale për karburantet, por ende është në fuqi vendimi i miratuar më 22 Mars për uljen e akcizës për naftën me 0.06 euro dhe për benzinën me 0.03 euro për litër.

Po ashtu më 22 Mars u zbatua edhe vendimi për uljen e TVSH-së të karburantet me 8%. Nga 18%, niveli i TVSH-së u vendos 10%. Më 5 prill, Qeveria mori një vendim të dytë, që ulja e TVSH-së të mbetet në fuqi deri në përfundimin e krizës.

Ende nuk ka një vendim të qeverisë për rikthimin e uljes së TVSH-së me 8%.

Serbia zgjat vendimin për uljen e akcizës 

Në Serbi çmimi i naftës arrin 1.96 euro për litër, nga 1.82-1.87 euro për litër që luhatej në muajin korrik. Çmimi është rritur nga 0.09 deri në 0.14 euro krahasuar me muajin paraardhës.

Pas kësaj rritje edhe qeveria e Serbisë zgjati deri në fund të muajit gushtit vendimin për uljen me 20% të akcizës për derivatet e naftës, ndërsa Ministria e Tregtisë vijon të përcaktojë çdo javë çmimin maksimal të shitjes së naftës dhe benzinës.

Bosnje-Hercegovina nis zbatimin e vendimit për kufizimin e marzheve

Në Sarajevë, në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës në pikat e karburanteve me pakicë, çmimi i naftës varion nga 1,69 deri 1,82 euro për litër sipas të dhënave të korrespodentit. Krahasuar me muajin korrik nafta është rritur me 0.29 euro për litër.

Pas zgjidhjes së ngërçit legjislativ, në këtë valë të dytë të rritjeve të çmimeve, qeveria ka ndërhyrë me zbatimin e  vendimit për kufizimet e marzheve të fitimit.

Sipas vendimit, marzhi maksimal për produktet e naftës pa aditivë është përcaktuar në rreth 0.03 euro për litër në tregtinë me shumicë, ndërsa në tregtinë me pakicë marzhi maksimal është vendosur 0.13 euro për litër.

Vendimi që kufizonte marzhet e fitimit deri në 0.13 euro për litër te shitjet me pakicë te shitja u miratua nga qeveria në muajin mars, por masa nuk u arrit të zbatohej. Pezullimi i vendimit u mbaj nga mosmiratimi i ndryshimeve në ligjin “Për akcizat” nga njëra dhomë e Parlamentit.

Kosova mban kufizimin e marzheve

Në Kosovë sipas korrespodentit të Monitor, çmimi i naftës ka rritur 1,76 euro për litër nga 1.56 euro për litër që ishte në muajin korrik. Nafta është rritur me 0.2 euro për litër. Benzina ka arritur 1,53 euro për litër.

Edhe në Kosovë pavarësisht rritjes së çmimeve nuk ka vendimmarrje të qeverisë për ulje të taksave përveç mbajtjes ende në fuqi të udhëzimit të miratuar në muajin mars, që lejon marzhin e fitimit deri në 12 eurocent/litër te pakica, dhe 2 eurocent/litër te shumica  për shitjen e naftës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së

4,26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet ende e pistë!

Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi?

Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm U arrestua dy ditë më parë, GJKKO lë në arrest me burg Ergys Agasin
Artikulli tjetër Bashkitë mbeten në “tako”, 42 prej tyre nuk kryejnë as gjysmën e detyrave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Fushat e naftës në Venezuelë po ndryshojnë lojën për SHBA-të, OPEC-un dhe Hormuzin
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 29 Gusht, 2026
30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.