Bashkia e Tiranës ka juridikisht kryetar Erion Veliajn, por praktikisht ka mbetur pa një drejtues të identifikuar të administratës.
Erion Veliaj është kryetar në letër, por ndodhet në qeli ne pamundesi per te drejtuar efektivisht administraten e bashkise me te madhe ne vend. Për pasojë, Bashkia e Tiranës ka mbetur pa një kokë të përcaktuar për drejtimin e puneve te përditshëme.
Ndërsa aktet që kërkojnë autoritetin e kryetarit mund të firmosen nga Veliaj ose nga një person i autorizuar prej tij me një delegim të vlefshëm. Por urdhri i fundit nuk identifikon një person të tillë. Nuk tregon kush koordinon drejtorët, kujt i raportojnë ata dhe kush merr vendimet që deri tani kalonin përmes Ristanit.
Ligjërisht, përgjegjësia për drejtimin e organit ekzekutiv vazhdon t’i përkasë kryetarit të zgjedhur, Erion Veliajt, por nga burgu ai nuk ka mundesi te qartesoje zinxhirin komandës mbetet i paqartë. Duke ngritur nje pikepyetje serioze se kush e qeveris sot Tiranen.
Raportohet se Veliaj shkarkoi Anuela Ristanin. Por dokumenti firmosur prej tij nuk e shkarkon shprehimisht nga posti i nënkryetares. Ai e largon nga drejtimi i komanduar i Bashkisë, duke i hequr kompetencat e kryetarit. Bashkia e Tiranës, sipas vendimit të gjykatës kushtetuese e ka një kryetar dhe ai është erion veliaj, por ai ndodhet në paraburgim dhe de fakto bashkia nuk e ka mbi kokë të zgjedhurin me votë që ka përgjegjësinë t’i japë përgjigje punëve të përditshme të këtij institucioni.
Bashkia e Tiranës është më e madhja në vend, duke e bërë në këtë mënyrë situatën shumë të vështirë në një kohë që egziston ajo që mund të quhet ushtria e administyratës bashkiake por asnjë prej tyre nuk ka përgjëgjësinë ligjore që të jep zgjedhja me votë për të komanduar dhe drejtuar punët e përditshme të bashkisë.
Marrë nga Top Channel