KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Himara, mbi 130 milion euro tendera, këtë vit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Himara, mbi 130 milion euro tendera, këtë vit
AnalizeFinanceKryesorePolitikeSociale

Himara, mbi 130 milion euro tendera, këtë vit

Përditësimi i fundit: 29 Gusht, 2026 5:09 pm
36 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Teksa sezoni turistik vazhdon, në Himarë këto kohë ndesh kryesisht dy kategori njerëzish. Të parët janë turistët. Kurse kategoria e dytë janë biznesmenët e ndërtimit, ata që merren me tenderat publikë. Megjithatë mes dy kategorive ka një ndryshim të madh. Turistët janë në Himarë për qejf, kurse ndërtuesit shkojnë aty nga “halli”.

Njerëzit më të pasur të Shqipërisë rrinë në radhë, edhe të gjata madje, për të takuar kryebashkiakun e Himarës. Arsyeja? Vangjel Tavo është shndërruar në një superfuqi buxhetore, që tani po konkurron Bashkinë e Tiranës.

Kapitali hulumtoi tenderat e parashikuar për t’u zhvilluar nga Bashkia e Himarës gjatë këtij viti. Sipas dokumentave të publikuara në regjistrin e parashikimeve të APP-së, Vangjel Tavo do të zhvillojë gati 130 milionë euro tendera vetëm për këtë vit. Ky është halli që i ka detyruar biznesmenët e ndërtimit të mbajnë radhën për të takuar kryebashkiakun, që i thotë vetes grek.

Tenderat me te medhenj te Bashkise Himare per 2026

Ndërtim rrugësh, sistemim fasadash, kanalizime dhe ujësjellësa… Bashkia e Himarës është një kantier i madh, ku ka për të gjithë. Ndonëse hyn tek 15 bashkitë më të vogla të vendit, me një popullsisë më pak se 9 mijë banorë, Himara është zyrtarisht fuqia e dytë buxhetore lokale e Shqipërisë në terma absolut, duke u renditur vetëm pas Bashkisë së Tiranës.

Bum të ardhurash nga lejet e ndërtimit

Himara është kantieri më i madh bregdetar në Shqipëri. Aty janë duke u realizuar disa nga resortet dhe komplekset turistike më të mëdha në vend.

Këto projekte janë duke sjellë lumenj miliardash në arkën publike të Himarës, në formën e taksave të ndikimit në infrastrukturë, por edhe taksave të tjera si fjetja, tarifat e çadrave, pastrimi, gjelbërimi etj.

Bregdeti mbushet me beton, kurse arka që menaxhon zoti Tavo mbushet me para. Llogaritë janë të jashtëzakonshme. Sot Bashkia e Himarës e ka buxhetin rreth 10 mijë euro për frymë popullsie. Për krahasim, fuqia më e madhe ekonomike e vendit, Tirana, e ka buxhetin më pak se 1 mijë euro për frymë.

Zoti Tavo ka qenë në nivelet të larta të pushtetit gjatë karrierës së tij. Në kohën kur ishte në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ai arriti deri në postin e ministrit të Shëndetësisë. Megjithatë, asnjëherë më parë, minoritari nga Jurgucati, nuk e ka parë veten kaq të fuqishëm sa tani.

Tenderat i bëj vetë

Sistemi i tenderave në Shqipëri është një lëmsh kaotik. Në të gjitha bashkitë e vendit, tenderat e ujësjellësave dhe kanalizimeve i bën Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve. Por ka vetëm dy përjashtime.

Përjashtimi i parë ishte Tirana. Erion Veliaj arriti që në fillim të mbajë për vete shoqërinë e ujësjellës kanalizimeve të Tiranës në sherrin e përjetshëm me Belinda Ballukun. Himara nuk e pati këtë privilegj në fillim, por Vangjel Tavo arriti ta merrte atë.

Muajt e fundit ka patur një sherr të madh mes AKUM dhe Bashkisë së Himarës se kush do të bënte tenderat e ujësjellësave dhe kanalizimeve për këtë bashki. Në fund, fitoi Vangjel Tavo, fjala e të cilit në veshin e Edi Ramës doli më e fortë se rregulli i përgjithshëm.

me pak fjalë, kryebashkiaku që e quan veten grek po ja sheh më shumë se kushdo hairin Shqipërisë. Plot 130 milionë euro tendera për të ndarë, vetëm në një vit. Sigurisht që Edi Rama nuk mund ta linte dot një tortë kaq të madhe në dorën e grekut të gabuar.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së

4,26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet ende e pistë!

Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi?

Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bashkia e Tiranës pa kokë/ Kryetari në qeli, Ristani pa kompetenca dhe asnjë pasues i caktuar
Artikulli tjetër Kiev/ Sulm rus në depot e armëve, deri tani 37 të vdekur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Fushat e naftës në Venezuelë po ndryshojnë lojën për SHBA-të, OPEC-un dhe Hormuzin
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 29 Gusht, 2026
30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.