KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kiev/ Sulm rus në depot e armëve, deri tani 37 të vdekur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kiev/ Sulm rus në depot e armëve, deri tani 37 të vdekur
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Kiev/ Sulm rus në depot e armëve, deri tani 37 të vdekur

Përditësimi i fundit: 29 Gusht, 2026 5:11 pm
34 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ka shkuar në 37 numri i personave që kanë humbur jetën dhe afro 400 të tjerë janë evakuuar pasi një sulm me dron rus goditi një depo ku ruheshin armë për ushtrinë ukrainase pranë një zone të banuar në periferi të Kievit.

Sulmi shkaktoi shpërthimin e predhave, minave dhe dronëve të depozituar aty vonë të premten në mbrëmje,(28 gusht)  duke krijuar një valë të fuqishme shpërthimi që dëmtoi ndërtesat përreth, përfshirë një qendër kujdesi për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai deklaroi se depoja e armëve “nuk duhej të ishte aty” dhe se është nisur një hetim për atë që e quajti “neglizhencë të rëndë nga ata që kanë ruajtur lëndë shpërthyese pranë banorëve”.

Ky është sulmi i dytë ndaj një depoje municionesh pranë Kievit në muajt e fundit, duke shkaktuar reagime dhe zemërim të ri në Ukrainë.

Sipas kreut të administratës rajonale, Tymur Tkachenko, mes 42 të plagosurve nga shpërthimi i së premtes në mbrëmje janë edhe katër fëmijë. Operacionet e shpëtimit vazhduan edhe të shtunën në zonën e Buchas, ku ndodhi ngjarja.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e saj kishin goditur “një depo municionesh” në fshatin Myla, në perëndim të kryeqytetit ukrainas, ku ruheshin “komponentë dhe përforcues lëshimi për mjetet ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi FP-1 dhe FP-2”.

Zelensky e cilësoi vendimin për ruajtjen e lëndëve shpërthyese në atë zonë si “absolutisht të papranueshëm”, duke shtuar se janë hapur procedime penale për “neglizhencë në detyrë”.

Më herët, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës bëri të ditur se po shqyrton “ligjshmërinë e vendosjes dhe ruajtjes së materialeve dhe objekteve shpërthyese” pranë ndërtesave të banimit në Myla.

Autoritetet ukrainase njoftuan se do të hetohen edhe “veprimet e zyrtarëve që morën vendimet përkatëse” lidhur me vendosjen e depos së armëve pranë zonës së banuar.

Më herët, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se “ekzistojnë rregulla të qarta – municionet nuk mund të ruhen pranë shtëpive apo zonave të tjera të banuara”, duke shtuar se “do të nxirren patjetër përfundime dhe përgjegjësi”.

Ai iu referua edhe sulmit ndaj një depoje municionesh në Vyshneve në korrik, ku një shpërthim i dytë pas goditjes vrau nëntë persona, plagosi dhjetëra të tjerë dhe dëmtoi më shumë se 280 banesa.

Ndërkohë, kreu i administratës rajonale Tymur Tkachenko bëri të ditur se një 14-vjeçar u vra në një sulm të veçantë në distriktin Boryspil. Nga ana tjetër, kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, tha se një fëmijë dyvjeçar humbi jetën pasi një dron rus u rrëzua në zonën Obolonskyi.

Klitschko shtoi se pesë persona, mes tyre edhe një vajzë 18-vjeçare, u plagosën nga sulmet e reja mbi kryeqytetin ukrainas të shtunën në mëngjes. Sipas autoriteteve lokale, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën pesë persona në mbarë Ukrainën.

Zelensky raportoi gjithashtu për sulme të tjera gjatë natës në rajonet e Odesës, Dnipropetrovskut, Sumyt dhe Zaporizhias, ndërsa ushtria ukrainase deklaroi se ka rrëzuar 233 dronë rusë.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së

4,26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet ende e pistë!

Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi?

Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Himara, mbi 130 milion euro tendera, këtë vit
Artikulli tjetër Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Fushat e naftës në Venezuelë po ndryshojnë lojën për SHBA-të, OPEC-un dhe Hormuzin
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 29 Gusht, 2026
30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.