KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit

Përditësimi i fundit: 29 Gusht, 2026 5:14 pm
13 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndaluar hyrjen në port të anijes-cisternë “HANUMAN”, e cila lundron nën flamurin e Sierra Leones. Ndalimi u bë më 28 gusht. Sipas të dhënave të autoriteteve, anija është identifikuar si pjesë e të ashtuquajturës “shadow fleet” ose “flota hije” ruse nga GUR, Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës, si dhe shërbimet partnere.

Një nga episodet që e ka futur tankerin në këtë listë lidhet me shtatorin e vitit 2025. Sipas GUR, “Hanuman” transportoi atëherë më shumë se 30 mijë tonë produkte nafte ruse nga porti i Novorossiysk drejt Turqisë. Pra, nafta nuk po transportohej drejt Rusisë, por nga Rusia drejt Turqisë.

Autoritetet ukrainase kanë evidentuar gjithashtu raste kur anija dyshohet se ka fikur sistemin automatik të identifikimit, AIS, një mekanizëm që lejon gjurmimin e lëvizjeve të mjeteve detare. Në historikun e saj figurojnë edhe hyrje në porte ruse.

“Hanuman” është ndërtuar në vitin 2004, është rreth 171 metra e gjatë dhe ka kapacitet prej afro 34.600 tonësh. Termi “flotë hije” përdoret për një rrjet tankerësh që vazhdojnë të transportojnë naftë ruse pavarësisht sanksioneve dhe mekanizmit të kufirit të çmimit të vendosur pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Këto anije janë vendosur gjithnjë e më shumë nën vëzhgimin e autoriteteve europiane dhe vendeve partnere. Në rastin e Durrësit, autoritetet shqiptare nuk e sekuestruan tankerin, por i refuzuan hyrjen në radën e portit, duke mos e lejuar të ankorohej dhe të përpunohej në Shqipëri.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së

4,26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet ende e pistë!

Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi?

Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kiev/ Sulm rus në depot e armëve, deri tani 37 të vdekur
Artikulli tjetër 30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Fushat e naftës në Venezuelë po ndryshojnë lojën për SHBA-të, OPEC-un dhe Hormuzin
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 29 Gusht, 2026
30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Kiev/ Sulm rus në depot e armëve, deri tani 37 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 29 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.