KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Përditësimi i fundit: 29 Gusht, 2026 5:24 pm
30 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i obligacioneve me ofertë private, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, në fund të 2025-s arriti në 39.1 miliardë lekë, ose gati 404 milionë euro. Vetëm për vitin e kaluar, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 10.7 miliardë lekë, ose 38%.

Ligjërisht, obligacionet me ofertë private mund të emetohen nga shoqëritë aksionare dhe të ofrohen për shitje tek investitorë institucionalë dhe te një numër prej deri 100 individësh.

Në Shqipëri, ato kanë nisur të përdoren në fund të vitit 2011 dhe emetuesit kryesorë kanë qenë bankat dhe institucionet financiare. Blerësit e këtyre instrumenteve kanë qenë zakonisht individët, por nuk kanë munguar edhe biznese apo investitorë institucionalë, si për shembull kompani të sigurimeve ose fonde investimi.

Duke shtuar edhe obligacionin e parë me ofertë publike, të emetuar në vitin 2023 nga institucioni financiar NOA, vlera totale e titujve të borxhit të korporatave ka arritur tashmë në rreth 39.6 miliardë lekë.

Sipas informacionit nga AMF, aktualisht në treg janë 12 emetues aktivë të obligacioneve me ofertë private, nga të cilët 7 banka, 3 institucione financiare jo-banka dhe 2 shoqëri tregtare.

Gjatë vitit 2025, AMF regjistroi 10 akt-oferta të përgatitura nga 4 banka emetuese, të cilat kanë vijuar të jenë emetuesit më të shpeshtë për qëllim të kapitalit rregullator.

Bankat i kanë përdorur këto instrumente sidomos në funksion të nevojës për të rritur kapitalin rregullator. Rregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit” i njeh instrumentet e borxhit të varur si pjesë të kapitalit rregullator të bankave, deri në një të tretën e vlerës totale të kapitalit rregullator.

Ky përdorim ka shënuar rritje veçanërisht pas vitit 2019, kur nisi aplikimi i shtesave makroprudenciale të kapitalit. Ndërkohë, pesë bankat më të mëdha janë gjithashtu subjekt i përmbushjes së rregullores për kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).

Kjo rregullore ishte pjesë e kuadrit ligjor të ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe kërkon që bankat të zotërojnë instrumente të kapitalit rregullator apo detyrime të pranuara që të mundësojnë përthithjen e humbjeve dhe rivendosjen e normës së mjaftueshmërisë së kapitalit.

Dy rregullimet e mësipërme nxitën më shumë përdorimin e instrumentit të borxhit të varur nga bankat, si alternativë ndaj injektimeve të reja të kapitalit.

Përdorimi i borxhit të varur është gjithashtu një mekanizëm që krijon hapësira për shpërndarjen e dividendëve për aksionarët, pikërisht sepse një pjesë e kërkesës rregullatore për kapital mbulohet nëpërmjet këtij borxhi.

Në mënyrë më sporadike, edhe kompani jashtë sektorit financiar e kanë përdorur emetimin e obligacioneve si një formë alternative të huamarrjes.

Kthimet janë më të larta, por edhe risku më i lartë

Obligacionet e shoqërive private ofrojnë yield më të lartë krahasuar me instrumentet me maturitet të njëjtë të qeverisë shqiptare, duke faktorizuar natyrshëm një prim rreziku mbi kthimet nga titujt e borxhit sovran.

Për më tepër, në shumicën e rasteve (por jo gjithmonë) obligacionet e institucioneve financiare emetohen në formën e borxhit të varur, që nënkupton një shkallë të lartë rreziku, sepse në rast se emetuesi falimenton, ato janë detyrimet e fundit në radhë për t’u shlyer.

Nga ana tjetër, megjithatë, ky prim rreziku i ofruar rreziku duket relativisht i ulët, po ta krahasojmë me instrumentet homologe të emetuara nga kompanitë jashtë vendit. Institucione financiare shqiptare madje shpesh arrijnë të emetojnë borxh të varur me yield-e më të ulëta krahasuar me institucione financiare të vendeve të BE-së.

Kjo ndodh sepse në Shqipëri, yield-et e këtyre instrumenteve nuk e reflektojnë plotësisht shkallën e rrezikut që i shoqëron, edhe në mungesë të një tregu të zhvilluar financiar.

Yield-et e ofruara nga emetuesit e këtyre obligacioneve dhe kryesisht institucionet financiare janë të ndryshueshme, në varësi të monedhës dhe emetimit.

Duke qenë se procesi kryhet me ofertë private, jo gjithmonë këto norma bëhen publike, por në parim ato ofrojnë një prim mbi instrumentet referuese, siç mund të jenë yield-et e titujve qeveritare në Lek me maturim të njëjtë apo kundrejt Euriborit, në rastin e Euros.

Për shembull, njëra prej bankave tregtare që do të kryejë emetimin e radhës së obligacioneve private ofron një normë kthimi 4% për Euron dhe 4.3% për Lekun, me afat maturimi 4-vjeçar.

Megjithatë, në rastin e institucioneve financiare të mikrofinancës, yield-et e këtyre obligacioneve kanë arritur deri në 13%-14%.

Këto kthime janë shumë të larta krahasuar me instrumentet e tjera të borxhit në tregun shqiptar, por nga ana tjetër duhet konsideruar se edhe rreziku në këtë rast është më i lartë se të investosh në obligacione qeveritare apo në ato të një banke tregtare.

Një element që duhet theksuar është se aksesi dhe mundësia për të investuar në këto instrumente mund të jetë e kufizuar, sepse ato përgjithësisht emetohen me ofertë private. Kjo do të thotë se ato nuk mund të promovohen publikisht. E vetmja mundësi për të investuar është marrja e kontakteve direkte me emetuesin.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas “boom”-it, tregu i pronave jep sinjale frenimi, çmimet janë rritur 120% në 5 vjet

Sot dita e 92 e rezistencës, qytetarët: Nuk largohemi pa dorëheqjen e Ramës

Ngjitja dhe rënia e Ergys Agasit

Trump njofton rimbushjen e rezervave të SHBA-së me naftë venezueliane

Rritja e kostove po shkrin biznesin e akullores vendase

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Artikulli tjetër Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Skandali me 6 mln eurot e Startup-eve: Shpallen fitues që nuk plotësojnë kriteret
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Leksione se si ulen çmimet
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Gusht, 2026
Fierzë nën 275 metra, bien prurjet dhe tkurret rezerva hidrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.