KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Korrupsioni, pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Korrupsioni, pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Korrupsioni, pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin

Përditësimi i fundit: 2 Shtator, 2026 11:25 am
37 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Korrupsioni mbetet pengesa kryesore që ngadalëson ose pengon reformat ekonomike dhe sociale në Shqipëri, ndërsa për zhvillimin e sektorit privat, krahas korrupsionit, shqetësimi më i madh është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Kjo është një nga gjetjet kryesore të raportit “FY 2026 Albania Country Opinion Survey Report”, të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, i cili sjell perceptimet e aktorëve të ndryshëm në Shqipëri mbi sfidat e zhvillimit dhe rolin e Grupit të Bankës Botërore në vend. Anketa përfshiu 219 përfaqësues të institucioneve, biznesit dhe shoqërisë civile, të cilët u pyetën në pranverë të këtij viti.

Sipas anketës, 56% e të pyeturve e rendisin korrupsionin ndër faktorët kryesorë që bëjnë që reformat ekonomike dhe sociale në Shqipëri të dështojnë ose të ecin ngadalë. Diferenca me pengesat e tjera është e konsiderueshme.

Në vend të dytë renditet kapaciteti i pamjaftueshëm i qeverisë, i përmendur nga 35% e të anketuarve, ndërsa 34% evidentojnë si problem mungesën e llogaridhënies së qeverisë dhe 33% presionet dhe pengesat politike.

Më tej, 26% e të anketuarve e lidhin ngadalësinë e reformave me pjesëmarrjen e pamjaftueshme të qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa 25% vlerësojnë se reformat nuk janë menduar siç duhet në raport me problemet konkrete të vendit.

Mungesa e punonjësve të kualifikuar dhe korrupsioni, problemet kryesore të biznesit

Rezultatet tregojnë se korrupsioni nuk shihet vetëm si pengesë për reformat, por edhe si një nga problemet kryesore për zhvillimin e sektorit privat. Kur janë pyetur për sfidat më të mëdha që përballojnë bizneset në Shqipëri, 52% e të anketuarve kanë evidentuar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe po 52% korrupsionin.

Problemi i tretë më i përmendur është mjedisi rregullator, me 47%, ndërsa 39% evidentojnë vështirësitë në aksesin në financim. Madhësia e tregut dhe kërkesa përbëjnë problem sipas 29% të të anketuarve, ndërsa 19% përmendin paqëndrueshmërinë politike dhe 18% mangësitë në infrastrukturë, përfshirë energjinë dhe transportin.

Gjetjet evidentojnë probleme institucionale, të lidhura me korrupsionin dhe një kufizim gjithnjë e më i madh nga kapitali njerëzor, teksa bizneset kanë vështirësi të gjejnë punonjës me aftësitë e kërkuara.

Bujqësia dhe arsimi shihen si prioritetet kryesore të zhvillimit

Anketa e Bankës Botërore ka pyetur gjithashtu aktorët se në cilat fusha duhet të përqendrohet institucioni për të pasur ndikimin më të madh në zhvillimin e Shqipërisë.

Bujqësia dhe siguria ushqimore renditen të parat, të përzgjedhura nga 49% e të anketuarve, të ndjekura shumë pranë nga arsimi, me 47%.

Shëndetësia është prioritet për 36% të të pyeturve, vendet e punës për 34% dhe zhvillimi i infrastrukturës digjitale për 32%. infrastruktura e transportit dhe menaxhimi i mjedisit dhe burimeve natyrore marrin nga 29%, ndërsa zhvillimi i sektorit privat përzgjidhet nga 28%.

Turizmi shihet me potencialin më të madh për vende të reja pune

Një tjetër gjetje e anketës lidhet me sektorët që kanë potencialin më të madh për të gjeneruar punësim. Turizmi është sektori më i përmendur për krijimin e vendeve të reja të punës, por të anketuarit theksojnë nevojën për të reduktuar varësinë nga turizmi masiv i verës dhe për ta diversifikuar ofertën drejt agroturizmit, turizmit kulturor, historik dhe atij të aventurës, në mënyrë që sektori të sigurojë punësim gjatë gjithë vitit.

Pas turizmit renditen bujqësia dhe agro-përpunimi, me fokus te aktivitetet me vlerë të shtuar, si përpunimi, eksportet organike, magazinimi frigoriferik dhe paketimi. Teknologjia e informacionit dhe shërbimet dixhitale konsiderohen gjithashtu sektorë me potencial për punësim të kualifikuar dhe rritje të orientuar drejt eksporteve.

Energjia e rinovueshme, infrastruktura e gjelbër, ndërtimi, infrastruktura dhe industria e lehtë përmenden gjithashtu si fusha që mund të krijojnë vende pune, veçanërisht jashtë Tiranës.

Anketa tregoi se një nga kërkesat më të shpeshta ndaj Bankës Botërore ishte që të fokusohej më shumë te zbatimi dhe rezultatet e matshme, pasi të anketuarit e shohin hendekun kryesor jo te projektimi i politikave, por te kthimi i reformave në rezultate konkrete.

Të anketuarit kërkojnë gjithashtu forcimin e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore, më shumë asistencë teknike afatgjatë dhe angazhim më të gjerë me sektorin privat, pushtetin vendor, shoqërinë civile dhe universitetet.

Raporti rekomandon, mbi bazën e këtyre përgjigjeve, që financimi të lidhet më shumë me tregues të matshëm, si përmirësimi i shërbimeve, reduktimi i kohës së procedurave dhe krijimi i vendeve të punës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Pasqyrë” për çmimet teksa Shqipëria paguan si Europa

Si u paraqit Shqipëria si një nga “shtetet destabilizuese” të Malit të Zi

Të paguash dy herë për shëndetin dhe të besosh më pak

Kosovë/ Çfarë ka pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

Irani/ Shterpësi në strategjitë e Mossad-it

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rreth 2.5 milionë euro reduktim kamatëvonesash nga marrëveshjet e shlyerjes së detyrimeve të energjisë elektrike
Artikulli tjetër Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, 7 vjet më parë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 2 Shtator, 2026
355 milionë euro pasuri të sekuestruara në Bari: Gjurma e parasë, deri në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Fokus Sociale 2 Shtator, 2026
Helmohen 120 persona nga ndotja e ujit të pijshëm, në Fushë Arrëz
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 2 Shtator, 2026
Transporti urban do t’i rikthehet normalitetit, qeveria premton subvencionimin e naftës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 2 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.