KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, 7 vjet më parë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, 7 vjet më parë
AktualeAnalizeFokusKryesoreRajoniSociale

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, 7 vjet më parë

Përditësimi i fundit: 2 Shtator, 2026 11:28 am
13 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

inistri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shpallur fajtor për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018, në ditën kur ishte ratifikuar marrëveshja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Gjykatësi i rastit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Sabit Sadikaj, tha se vendimi për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” do të shpallet më 8 shtator, raporton Betimi për Drejtësi.

Në seancën e 8 shtatorit, palët do të paraqesin rrethanat lehtësuese dhe rënduese për këtë rast.

Më 10 prill, para gjykatës Sveçla ishte deklaruar i pafajshëm. Ndërkaq, në seancën e 2 shtatorit, ai nuk ishte i pranishëm në gjykatore.

Njoftimi për shpalljen fajtor të Sveçlës vjen disa ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi nga akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas aktakuzës së ndryshuar, Sceçla akuzohet se më 21 mars, në sallën plenare të Kuvendit, gjatë një seance të jashtëzakonshme ka përdorur gaz lotsjellës. Sipas Prokurorisë, ai e ka aktivizuar bombolën me gaz dhe e ka hedhur brenda sallës disa herë pa paralajmërim, duke mos u dhënë personave të pranishëm mundësi për t’u larguar.

Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të parashkrimit të kësaj vepre.

Bashkë me Sveçlën akuzohen edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli-Dalipi, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Drita Millaku.

Gazi lotsjellës është përdorur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar një sërë zhvillimesh politike.

Më 2015, deputetët e LVV-së, që kundërshtonin marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë hodhën gaz lotsjellës në sallën plenare.

Më pas, edhe ata të Aleancës dhe Nismës Socialdemokrate iu bashkuan kundërshtimit për marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, duke hedhur gaz në ambientet e Kuvendit. Tre vjet më vonë, kur kjo marrëveshje u votua, në Kuvend sërish u hodh gaz lotsjellës dhe pati tensione dhe protesta brenda dhe jashtë ambienteve të organit ligjvënës.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet

Zhduken llogaritë që promovuan protestën e flamingove në rrjetet sociale

Vlorë/ Biznesmeni Vasil Bedinaj denoncon në polici një kërcënim

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të humbur pas mbytjes së anijes

Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Korrupsioni, pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin
Artikulli tjetër Shqipëria, mbi dyfishin e BE-së për peshën e ushqimeve në shpenzimet e familjeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni 3 Shtator, 2026
BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 3 Shtator, 2026
Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje
Aktuale Analize Bota Finance Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.