KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish
AnalizeFokusSocialeSportiZhvillim

Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish

Përditësimi i fundit: 3 Shtator, 2026 2:42 pm
113 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Planifikuan rrëmbimin e Kylian Mbappe: Zbulohet lista me 26 personazhe të famshëm shënjestër të një bande në Francë

Një hetim i përmasave të mëdha nga drejtësia franceze ka zbuluar një plan të frikshëm kriminal të ndërmarrë nga një grup i organizuar, i cili kishte vënë në shënjestër 26 personazhe të njohur të jetës publike. Mes emrave të repereve, biznesmenëve dhe futbollistëve të tjerë, në krye të listës si një “shënjestër e pasur” renditej ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe.

Lista sekrete dhe adresat e VIP-ave

Gjatë kontrolleve, policia franceze ra në gjurmët e një liste konfidenciale ku përfshiheshin adresat e sakta të vendbanimit për 26 persona me ndikim. Banda kishte bërë profilizimin e secilit prej tyre, duke e cilësuar sulmuesin francez si objektivin kryesor me financat më të larta për ekzekutimin e një rrëmbimi të mundshëm.

Operacionet rreth Parisit dhe Burgonjës

Sipas autoriteteve hetimore, veprimtaria e këtij grupi shtrihej në periudhën mes 11 prillit dhe 19 gushtit. Gjatë këtij harku kohor, anëtarët e rrjetit kishin përgatitur dhe kryer disa veprime operative në zona të ndryshme rreth Parisit dhe rajonit të Burgonjës, duke mbajtur nën vëzhgim personat e zgjedhur.

Kreu i grupit prapa hekurave

I dyshuari kryesor për organizimin e këtyre akteve, i identifikuar si Klemen L. (Clément L.), është lënë në masën e arrestit me burg dhe është vendosur në izolim të plotë. Prokuroria pranë Gjykates së Apelit në Versajë këmbënguli në mbajtjen e tij në qeli, duke argumentuar se i riu ka precedentë të rëndë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndërkohë, një bashkëpunëtor i tij po hetohet në gjendje të lirë nën masën e mbikëqyrjes gjyqësore. Hetimet vazhdojnë me intensitet për të zbërthyer të gjithë strukturën e rrjetit dhe për të përcaktuar me saktësi se deri ku kishin arritur përgatitjet logjistike për rrëmbimin e Mbappe-s dhe figurave të tjera të njohura.

 

Marrë nga Le Figaro

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave
Artikulli tjetër Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të humbur pas mbytjes së anijes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.