KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qytetarët përballë oligarkëve! Kulla 24 kate shkatërron “Komunën e Parisit”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qytetarët përballë oligarkëve! Kulla 24 kate shkatërron “Komunën e Parisit”
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Qytetarët përballë oligarkëve! Kulla 24 kate shkatërron “Komunën e Parisit”

Përditësimi i fundit: 2 Shtator, 2026 11:46 am
34 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një kullë e lartë plot 24 kate, e cila do të ngrihet në mes të lagjes ekzistuese dhe mjaft të populluar në “Komunën e Parisit” në Tiranë, ka sjellë kaos për të gjithë zonën, me shkatërrime muresh dhe ndryshime në hyrje daljet e godinave ekzistuese.

Miratimi pa asnjë kriter urbanistik i këtij përbindëshi në mes të pallateve dhe lagjes ekzistuese ka sjellë një çoroditje për të gjithë, që nga godinat njëkatëshe e deri te pallatet, ku mijëra banorë po përballen dita–ditës me pluhur dhe zhurma në çdo orë të ditës e natës.

Shqetësimet janë të shumta, të cilat nisën fillimisht me spostimin e tubacioneve të ujit të pijshëm, më pas prishja e kanalizimeve të ujërave të zeza e tashmë shkatërrimi i të gjithë segmenteve rrugore të brendshme, duke sjellë një katrahurë të vërtetë.

Në çdo orë, në atë kantier, po futen makineri të rënda që kalojnë në rrugët e ngushta të zonës, ndërsa alarmante është edhe ndryshimi i projektit, duke zgjeruar perimetrin dhe duke shtuar volumet e kantierit, për të zënë sa më shumë territor.

Banorë të shumë të zonës i janë drejtuar redaksisë së Vox News duke denoncuar katrahurën me të cilën po përballen dita–ditës, teksa si pikë më të rëndësishme kanë hyrje–daljen e kullës, ku tashmë pronarët dhe ata që po ndërtojnë kërkojnë që të hyjnë nga oborret e pallateve dhe rezidencave që ndodhen në atë zonë.

“Është prishur ky muri këtu, po ky pallati e ka pasur hyrjen nga krahu tjetër”, thotë një banor i zonës, i cili ka kërkuar ndihmën e redaksisë sonë për të sensibilizuar institucionet kontrolluese, të cilat deri më tani kanë bërë sehir.

Mësohet se i gjithë komuniteti i zonës, pranë kompleksit “Kika 1”, janë ndeshur me firmën që po kryen punime, pasi ka ndryshuar shumëçka nga leja që ka marrë.

“Ata kanë hyrjen nga krahu tjetër, me rrugë më të gjera, dhe kërkojnë që të kalojnë në oborrin e pallatit tonë. Nëse ndodh një gjë e tillë, i gjithë oborri dhe ato pak vende të gjelbra, ku luajnë edhe fëmijët, pritet që të kthehen në kantier të madh ndërtimi. A kanë bërë studime këta kur kanë dhënë lejen?! Si mund të japësh një leje për kullë të stërmadhe në një zonë të banuar, me rrugë të ngushta, pa asnjë park e pa asnjë sipërfaqe të gjelbër? Ku do të shkojnë ujërat e zeza, si do të heqin inertet, si do të marrin dherat, ku do të vijnë materialet e ndërtimit, makinat e betonit?”, ngrenë disa pyetje banorët e zonës.

Por, kush janë këta ndërtues që bëjnë çorbë një lagje të tërë për interesat e tyre? Madje, ndryshojnë edhe hyrjet për në kantier, duke sjellë kaos për të gjithë zonën dhe askush nuk i “tërheq veshin”. Firma ndërtuese e cila ka marrë leje për çibanin 24 katësh është “TDT & PARTNERS”, me pronarë Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi.

Mësohet se Dajlan Avdia është i njohur si ish-pronari i kompanisë APEX dhe ndërtuesi i disa kullave në Tiranë, ndërsa ka marrë leje edhe për ndërtime në zonat bregdetare. Aktualisht, sipas dokumenteve, në muajin qershor të këtij viti kanë hapur edhe adresën në zonën e Komunës së Parisit, pas zbardhjes së lejes.

Fillimisht, makineritë e rënda të firmës janë ndeshur me tubin magjistral metalik të ujit, i cili është një nga nyjet kryesore që furnizon me ujë gjithë Tiranën.

Ende nuk ka informacione sesi kjo firmë e spostoi këtë tubacion, çfarë lejesh mori dhe kush i firmosi, pasi të lësh pa ujë Tiranën, ti çorodisësh me pluhur në verë e baltë në dimër, madje të ndryshosh sa herë të të dojë qejfi edhe hyrje-daljet e kantierit, do të thotë që këta oligarkë arrijnë që të shtypin me këmbë çdokënd.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të paguash dy herë për shëndetin dhe të besosh më pak

Kosovë/ Çfarë ka pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

Irani/ Shterpësi në strategjitë e Mossad-it

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

355 milionë euro pasuri të sekuestruara në Bari: Gjurma e parasë, deri në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë
Artikulli tjetër Nuk ka vjeshtë, shtatori me temperatura deri në 36°C

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Helmohen 120 persona nga ndotja e ujit të pijshëm, në Fushë Arrëz
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 2 Shtator, 2026
Transporti urban do t’i rikthehet normalitetit, qeveria premton subvencionimin e naftës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 2 Shtator, 2026
Erion Veliaj vulos tjetër shkarkim nga qelia
Aktuale Fokus Kryesore Politike 2 Shtator, 2026
Komploti i Parlamentit Europian për të asgjesuar të djathtën ekstreme
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 2 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.