KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BSH vendos detyrime transparence për kursin e aplikuar në tërheqjet e parave nga ATM-të
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BSH vendos detyrime transparence për kursin e aplikuar në tërheqjet e parave nga ATM-të
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

BSH vendos detyrime transparence për kursin e aplikuar në tërheqjet e parave nga ATM-të

Përditësimi i fundit: 3 Shtator, 2026 10:30 am
9 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet e transparencës në tarifat e këmbimit të monedhës të lidhura me transaksionet me kartë.

Ndryshimet në rregulloren “Për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogaritë e pagesave dhe për shërbimin e transferimit të llogarive të pagesave”, lidhen kryesisht me shtimin e disa kërkesave për rritjen e transparencës së tarifave të këmbimit valutor kundrejt Lekut në transaksionet me kartë (POS, ATM), transfertat e kreditit (online), si dhe të disa masave për lehtësimin e automatizimit të pagesave.

Ofruesit e shërbimeve të pagesave dhe palët që ofrojnë shërbime të këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS), duhet të shprehin një vlerë në përqindje (mark-up) që tregon, sa ndryshon kursi i aplikuar mbi kursin e këmbimit më të fundit të disponueshëm, të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Kjo përqindje (mark-up) duhet t’i njoftohet paguesit para inicimit të transaksionit të pagesës.

Përveç informacionit të mësipërm, çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS) duhet t’i sigurojë paguesit, para inicimit të transaksionit të pagesës informacion për shumën që do t’i paguhet përfituesit në monedhën e përdorur prej tij dhe shumën që do të paguhet nga paguesi në monedhën e llogarisë së tij.

Përpara inicimit të transaksionit të pagesës, kjo palë duhet të informojë paguesin mbi mundësinë e kryerjes së pagesës në monedhën e përdorur nga përfituesi, dhe në vazhdim, kryerjen e këmbimit të monedhës nga operatori i shërbimit të paguesit. Informacioni i mësipërm duhet, gjithashtu, t’i vihet në dispozicion paguesit me një mjet të qëndrueshëm komunikimi, pas inicimit të transaksionit të pagesës.

Kostot e larta, veçanërisht për tërheqjet cash në ATM nga zotëruesit e kartave të lëshuara nga institucione të huaja financiare, janë bërë objekt pakënaqësie nga turistët e huaj ose shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe përdorin kartat e tyre bankare për të tërhequr para në Shqipëri.

Megjithëse Banka e Shqipërisë ka vendosur detyrime eksplicite rregullatore të transparencës të lidhur me kursin e këmbimit të përdorur në tërheqjet automatike, ekspertët e sektorit bankar thonë se rregulla të transperencës lidhur me këto shërbime ekzistojnë edhe tani.

Operatorët e skemave globale të kartave, si Visa apo Mastercard, aplikojnë detyrime transparence për kostot e tërheqjeve në ATM. Komisionet dhe kostot e tjera duhet t’i shfaqen qartë klientit në ATM dhe paraqitja e tyre verifikohet dhe aprovohet prej operatorëve të mësipërm.

Gjithashtu, në rregulloren e re parashikohet detyrimi i ofruesit të shërbimeve të pagesave (OSHP) për të informuar qartë dhe në mënyrë të plotë paguesin, para inicimit të transfertës së kreditit online, mbi tarifat e këmbimit të monedhës dhe shumën totale të transfertës, përfshirë tarifat përkatëse.

Kur shërbimi i këmbimit të monedhës ofrohet nga OSHP-ja e paguesit në lidhje me një transfertë krediti, cila iniciohet direkt nëpërmjet internetit (online), duke përdorur faqen e internetit ose aplikacionin përkatëse të OSHP-së, kjo e fundit duhet të informojë paguesin, para inicimit të transaksionit të pagesës, në mënyrë të qartë mbi tarifat e përllogaritura për shërbimin e këmbimit të monedhës të lidhur me transfertën e kreditit.

Para inicimit të transaksionit të pagesës, OSHP-ja duhet t’i komunikojë paguesit, në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, shumën totale të transfertës të kreditit të përllogaritur, në monedhën e llogarisë së paguesit, duke përfshirë çdo tarifë të lidhur me transaksionin dhe çdo tarifë të këmbimit të monedhës. OSHP-ja duhet, gjithashtu, të komunikojë shumën e përllogaritur që do t’i transferohet përfituesit, në monedhën e përdorur nga përfituesi.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave

BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje

Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KESH rrit importet në verë, blerjet në ankande arrijnë 62 milionë euro
Artikulli tjetër Si u bë Oligert Torba drejtor i Policisë së Tiranës?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gomone me drejtues të dehur mes pushuesve në Triport
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj protestës
Aktuale HI-Tech Koment Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 3 Shtator, 2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Aktuale Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.