KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KESH rrit importet në verë, blerjet në ankande arrijnë 62 milionë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > KESH rrit importet në verë, blerjet në ankande arrijnë 62 milionë euro
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

KESH rrit importet në verë, blerjet në ankande arrijnë 62 milionë euro

Përditësimi i fundit: 3 Shtator, 2026 10:27 am
17 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vera e këtij viti, aspak e favorshme në aspektin hidrik, duket se ka nxitur sërish importet e energjisë, në kushtet kur prodhimi nga hidrocentralet ka qenë më i kontrolluar, teksa konsumi ka shënuar rritje. Vetë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka shpenzuar të paktën 62 milionë euro në importe gjatë procedurave të fundit të blerjes së energjisë, që kryesisht lidhen me periudhën e verës. Sasia e energjisë së blerë arrin në rreth 469,950 MWh.

Pjesa më e madhe e importeve lidhet me kontraktimin e energjisë për periudhën 1 korrik-30 shtator, kur KESH siguroi 331,200 MWh me një çmim mesatar të ponderuar prej 125.47 euro/MWh. Vlera e kësaj blerjeje rezulton rreth 41.56 milionë euro.

Kësaj sasie i shtohen edhe dy procedurat më të fundit të blerjes gjatë gushtit, përmes të cilave KESH kontraktoi në total 109,950 MWh, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 16.23 milionë eurosh. Për periudhën 22-30 gusht, kompania bleu 25,605 MWh në dy lote. Njëri prej tyre ishte 10,800 MWh me çmim të ponderuar 139.13 euro/MWh, ndërsa tjetri 14,805 MWh me çmim të ponderuar 126.62 euro/MWh.

Procedura për 31 gusht-30 shtator ishte më e madhe, me 84,345 MWh të kontraktuara në katër lote. Çmimet mesatare të ponderuara varionin nga 118.69 euro/MWh deri në 169.21 euro/MWh. Rritja e importeve gjatë verës vjen pas një fillimviti kur KESH ishte kryesisht në pozicionin e shitësit, i mbështetur nga prodhimi i lartë hidroenergjetik. Në periudhën janar-prill, kompania shiti 456,945 MWh energji dhe arkëtoi 33.15 milionë euro me TVSH, me një çmim mesatar shitjeje prej 60.51 euro/MWh.

Shkurti shënoi volumin më të lartë të shitjeve, me 223,894 MWh dhe 13.52 milionë euro të ardhura me TVSH. Në janar, të ardhurat nga shitja e energjisë arritën në 12.16 milionë euro, ndërsa marsi dhe prilli sollën rreth 3.7 milionë euro secili. Në të njëjtën periudhë, importet ishin të kufizuara. KESH bleu në janar 28,800 MWh, me një kosto prej 4.22 milionë eurosh me TVSH, ndërsa në shkurt, mars dhe prill nuk rezultuan blerje të përfunduara për shërbimin publik.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Bashkitë mbledhin dyfishin e taksave nga qytetarët

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si mori oligarku i Putinit 23 milionë dollarë në Shqipëri?
Artikulli tjetër BSH vendos detyrime transparence për kursin e aplikuar në tërheqjet e parave nga ATM-të

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nesër në Selanik firmoset Korridori Vertikal i gazit/ Shmanget Shqipëria dhe Kosova
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
Richard Grenell bën lëmsh LDK-në politikën kosovare
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni 3 Shtator, 2026
Ka nxënës që paguhen deri një mijë dollarë, që të shkojnë në shkollë
Aktuale Analize Bota Sociale Te Tjera 3 Shtator, 2026
Qeveria propozon “Vlerësimin e Duhur”, mjedisorët: “Problem mbetet ligji”
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.