KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nesër në Selanik firmoset Korridori Vertikal i gazit/ Shmanget Shqipëria dhe Kosova
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nesër në Selanik firmoset Korridori Vertikal i gazit/ Shmanget Shqipëria dhe Kosova
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Nesër në Selanik firmoset Korridori Vertikal i gazit/ Shmanget Shqipëria dhe Kosova

Përditësimi i fundit: 3 Shtator, 2026 11:13 am
32 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një nga projektet më të rëndësishme energjetike të rajonit po zgjerohet drejt Ballkanit Perëndimor, por Shqipëria dhe Kosova mbeten jashtë aksit të ri.

Përfaqësuesit e operatorëve të sistemeve të gazit do të firmosin nesër në Selanik Memorandumin e Bashkëpunimit për përfshirjen e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Korridorin Vertikal të Gazit.

Zgjerimi krijon një degë të re të korridorit, krahas aksit ekzistues që lidh Greqinë me Bullgarinë, Rumaninë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Rruga e re do të kalojë nga Greqia drejt Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, me perspektivën që më pas të lidhet me tregjet e Hungarisë dhe Austrisë.

Një nga hallkat kryesore është interkoneksioni Greqi–Maqedoni e Veriut, i cili është në ndërtim dhe synohet të hyjë në operim tregtar deri në fund të vitit 2027.

Ndërkohë, gazsjellësi Maqedoni e Veriut–Serbi pritet të përfundojë në vitin 2028, duke e kthyer Shkupin nga një destinacion fundor të gazit në një vend tranzit drejt veriut.

Për Serbinë, projekti krijon një portë të re furnizimi nga jugu dhe mundësi për të reduktuar varësinë nga gazi rus.

Në qendër të skemës është edhe terminali lundrues LNG në Aleksandrupoli, përmes të cilit mund të furnizohen tregjet veriore me gaz të lëngshëm, kryesisht nga SHBA, por edhe me gaz azer që mbërrin në Greqi përmes TAP.

Maqedonia e Veriut ka rezervuar tashmë katër slote në terminalin e Aleksandrupolit, ndërsa kompania serbe Srbijagas ka siguruar kapacitet prej rreth 300 milionë metër kub në vit për dhjetë vitet e ardhshme.

Kapaciteti i planifikuar i lidhjes Maqedoni e Veriut–Serbi vlerësohet mes 3 dhe 6 miliardë metër kub gaz në vit.

Ndërsa Greqia po konsolidohet si porta energjetike e rajonit dhe Serbia e Maqedonia e Veriut fitojnë një rol të ri në transportin e gazit drejt Europës Qendrore, Shqipëria nuk figuron në zgjerimin e ri të Korridorit Vertikal.

Kjo e lë vendin jashtë këtij aksi të ri rajonal në një moment kur vendet e Ballkanit po investojnë në lidhje të reja për diversifikimin e furnizimit dhe reduktimin e varësisë nga gazi rus.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave

BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje

Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Richard Grenell bën lëmsh LDK-në politikën kosovare
Artikulli tjetër Duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gomone me drejtues të dehur mes pushuesve në Triport
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj protestës
Aktuale HI-Tech Koment Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 3 Shtator, 2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Aktuale Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.