Planifikuan rrëmbimin e Kylian Mbappe: Zbulohet lista me 26 personazhe të famshëm shënjestër të një bande në Francë
Lista sekrete dhe adresat e VIP-ave
Operacionet rreth Parisit dhe Burgonjës
Sipas autoriteteve hetimore, veprimtaria e këtij grupi shtrihej në periudhën mes 11 prillit dhe 19 gushtit. Gjatë këtij harku kohor, anëtarët e rrjetit kishin përgatitur dhe kryer disa veprime operative në zona të ndryshme rreth Parisit dhe rajonit të Burgonjës, duke mbajtur nën vëzhgim personat e zgjedhur.
Kreu i grupit prapa hekurave
I dyshuari kryesor për organizimin e këtyre akteve, i identifikuar si Klemen L. (Clément L.), është lënë në masën e arrestit me burg dhe është vendosur në izolim të plotë. Prokuroria pranë Gjykates së Apelit në Versajë këmbënguli në mbajtjen e tij në qeli, duke argumentuar se i riu ka precedentë të rëndë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndërkohë, një bashkëpunëtor i tij po hetohet në gjendje të lirë nën masën e mbikëqyrjes gjyqësore. Hetimet vazhdojnë me intensitet për të zbërthyer të gjithë strukturën e rrjetit dhe për të përcaktuar me saktësi se deri ku kishin arritur përgatitjet logjistike për rrëmbimin e Mbappe-s dhe figurave të tjera të njohura.
Marrë nga Le Figaro