KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë/ A mund të fajësohen 6 deputetë për dështimin e zgjedhjes së presidentit?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kosovë/ A mund të fajësohen 6 deputetë për dështimin e zgjedhjes së presidentit?
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Kosovë/ A mund të fajësohen 6 deputetë për dështimin e zgjedhjes së presidentit?

Përditësimi i fundit: 4 Shtator, 2026 8:28 am
8 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës ngjalli shpresa se vendi më në fund do të mundë të dilte nga kriza gati dyvjeçare politike. Por, ato shpresa u shuan shpejt, kur edhe deputetë nga njëra palë e marrëveshjes i dolën ujdisë kundër.

Përgjegjësia për dështimin e zgjedhjes së presidentit, e cila deri tani ishte bartur herë te njëra e herë te pala tjetër, tash po u vihet gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) – nga vetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, si dhe nga homologu i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kandidati i tyre, Bekim Sejdiu, nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur president i ri i Kosovës.

Vota individuale përballë qëndrimit partiak

Njohës të çështjeve juridike e politike thonë për Radion Evropa e Lirë (REL) se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit në një Kuvend prej 120 deputetësh nuk mund të kufizohet në gjashtë deputetë të caktuar.

Sipas tyre, marrëveshjet politike mes partive nuk e zëvendësojnë mandatin individual të deputetit. Edhe kur një parti ka arritur marrëveshje për mënyrën se si duhet të votohet, deputeti, në ushtrimin e mandatit të tij, vendos vetë se si do të votojë në Kuvend.

Kushtetuta, Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe Rregullorja e Kuvendit e ndërtojnë pozitën e deputetit mbi parimin e mandatit të lirë. Pra, deputeti është përfaqësues i popullit, dhe nuk i nënshtrohet mandatit detyrues, ndërsa ligji përcakton se gjatë mandatit ai i nënshtrohet ndërgjegjes së tij, thotë Naim Jakaj, hulumtues i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).

“Kjo do të thotë se marrëveshja politike e partisë ka peshë politike, por nuk e eliminon të drejtën e deputetit për të marrë qëndrim individual për një çështje që votohet në Kuvend. Partia mund të kërkojë që deputetët e saj ta mbështesin një qëndrim të caktuar, por vendimi përfundimtar në Kuvend mbetet i deputetit”, shprehet Jakaj për REL-in.

Abit Hoxha, ligjërues dhe hulumtues në Universitetin e Agderit në Norvegji, thotë se nuk mund të fajësohen gjashtë deputetë të caktuar për ushtrimin e të drejtës së tyre për mendim të pavarur si përfaqësues të popullit.

“Njëra prej pushteteve që demokracia jonë i jep opozitës, ose një pakice ndaj shumicës, është mekanizmi i kuorumit, i cili nuk është jokushtetues. Është pikërisht ajo çfarë e definon kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës si demokraci e re”, thotë Hoxha për REL-in.

Pse përgjegjësia s’mund të jetë juridike

Jakaj thekson se për këta gjashtë deputetë mund edhe të ketë përgjegjësi politike për mosrealizimin e një marrëveshjeje ndërmjet partive, por jo kushtetuese ose juridike.

“Nëse një pjesë e deputetëve të LDK-së nuk e mbështet kandidatin, kjo mund të krijojë problem politik për partinë që ka hyrë në marrëveshje, por nuk do të thotë se vetëm ata janë përgjegjës për dështimin eventual të zgjedhjes së Presidentit”, thekson ai.

Përveç gjashtëshes së LDK-së – Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri – janë edhe të paktën 40 deputetë të tjerë nga partitë parlamentare shqiptare dhe nga komuniteti serb që nuk kanë shprehur mbështetje publike për kandidaturën e Sejdiut.

Një pjesë e gjashtëshes së LDK-së është arsyetuar se nuk dëshiron t’i japë “më shumë pushtet Kurtit”, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e 7 qershorit dhe llogaritet t’i ketë numrat për ta bërë Qeverinë e re, ndërsa një pjesë tjetër ka thënë se nuk e sheh Sejdiun si figurë unifikuese.

Hoxha thekson se mekanizmi që siguron demokracinë më reprezentative edhe e siguron mendimin e pavarur të deputetëve të Kosovës, ua mundëson përfaqësuesve të popullit të votojnë ashtu qysh ata dëshirojnë vet. “Përndryshe, do të ishte tirania e shumicës”, nënvizon ai.

Kosova rrezikon të hyjë në një gjendje të paprecedentë të vakumit kushtetues dhe, në planin institucional, në një formë anarkie, nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri, paralajmëron Jakaj.

Kjo, sipas tij, e rrit përgjegjësinë politike të të gjithë aktorëve për të gjetur zgjidhje, por nuk e ndryshon pozitën kushtetuese të deputetit dhe nuk krijon detyrim juridik që ai të votojë për një kandidat të caktuar.

A mund ta ndëshkojë LDK-ja gjashtëshen kundërshtuese?

Duke i kritikuar se “po e dërgojnë vendin në zgjedhje”, Abdixhiku kishte paralajmëruar edhe “pasoja” për gjashtë anëtarët e partisë, madje duke lënë të kuptohet se ata duhet ta “dorëzojnë mandatin e deputetit”.

Sipas Jakajt, marrëdhënia e deputetit me partinë duhet të ndahet qartë nga statusi i tij kushtetues në Kuvend.

Megjithatë, thotë ai, masat partiake nuk mund të prodhojnë si pasojë humbjen e mandatit parlamentar vetëm për shkak se deputeti ka votuar ndryshe nga qëndrimi i partisë.

“Mandati i deputetit përfundon në rastet e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj, jo me vendim të organeve partiake. Prandaj, çdo masë e brendshme duhet të vlerësohet duke pasur parasysh kufirin ndërmjet disiplinës së partisë dhe autonomisë kushtetuese të deputetit në ushtrimin e mandatit”, sipas tij.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?

Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”

Pengesa e Malit të Zi, drejt BE-së quhet Kroaci

Plani/ Jo vetëm shtet bektashi në Shqipëri, por edhe shtet të fesë ortodokse serbe, në Kosovë!

Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ukraina optimiste për miratimin e projektligjit amerikan për sanksione ndaj Rusisë
Artikulli tjetër Njëmbëdhjetë vende të BE-së kërkojnë heqjen e së drejtës së vetos

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Krahu i punës po u kushton ndërtuesve më shumë se materialet
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Prapaskenat e përplasjes mes biznesmenëve në Vlorë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Ndëshkimi kriminal që sfidon drejtësinë në Mirditë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.