KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ukraina optimiste për miratimin e projektligjit amerikan për sanksione ndaj Rusisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ukraina optimiste për miratimin e projektligjit amerikan për sanksione ndaj Rusisë
AnalizeBotaFokusSocialeZhvillim

Ukraina optimiste për miratimin e projektligjit amerikan për sanksione ndaj Rusisë

Përditësimi i fundit: 4 Shtator, 2026 8:22 am
15 Shikime
Share
12 Min. Leximi
SHARE

Zyrtari kryesor ukrainas për sanksionet tha se, është optimist për miratimin e një projektligji gjithëpërfshirës për sanksionet ndaj Rusisë në Kongresin amerikan, pavarësisht pasigurisë në rritje se kur Dhoma e Përfaqësuesve do ta shqyrtojë atë, ndërsa ligjvënësit përballen me një kalendar legjislativ ndjeshëm të shkurtuar përpara zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin.

Vladyslav Vlasiuk, komisionar për sanksionet i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, qëndroi këtë javë në Uashington, ku u takua me ligjvënës dhe staf të Kongresit, ndërsa Kievi po i bën thirrje Kongresit që të çojë përpara Aktin e vitit 2026 të Lindsey O. Grahamit për sanksionimin e Rusisë dhe Iranit.

Legjislacioni u miratua në Senat më 7 gusht me 86 vota për 11 kundër, duke pasqyruar një pajtim të rrallë dypartiake. Projektligji do t’i jepte presidentit kompetenca shtesë për të vendosur tarifa ndëshkuese ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë lëndë djegëse fosile nga Rusia. Ai përfshin gjithashtu nene që shënjestrojnë Iranin, për të cilin Vlasiuk tha se është i angazhuar në bashkëpunim të ngushtë ushtarako-industrial me Moskën.

Por, masa përballet me një rrugë më të ndërlikuar në Dhomën e Përfaqësuesve, ku disa demokratë kanë shprehur rezerva ndaj neneve që do t’i jepnin presidentit amerikan, Donald Trump, kompetenca shtesë për vendosjen e tarifave.

Udhëheqësit republikanë njoftuan më 3 shtator se dy javët e fundit të punimeve të Dhomës së Përfaqësuesve para zgjedhjeve do të anulohen, duke kufizuar ndjeshëm atë që kishte qenë një kalendar i plotë legjislativ për muajin shtator.

Anëtarët e Dhomës pritet të largohen nga Uashingtoni jo më vonë se më 17 shtator dhe të mos kthehen në punë deri në mesin e nëntorit. Dhoma do të mblidhet për një javë shtesë pune pas pushimit të Ditës së Punës javën e ardhshme.

Kalendari i ngjeshur ka rritur presionin ndaj mbështetësve të legjislacionit për sanksionet. Ndihmës të lartë republikanë i thanë Radios Evropa e Lirë se projektligji mbetet një përparësi e republikanëve, me kusht që demokratët “t’i kenë votat”.

Ndihmës demokratë, në përgjigje të pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, shprehën optimizëm të kujdesshëm për masën, duke nënvizuar pasigurinë nëse kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, do ta sjellë atë për votim.

Vlasiuk: Shans i mirë

Vlasiuk tha se gjatë vizitës së tij në Uashington zhvilloi rreth 20 takime me ligjvënës dhe pjesëtarë të stafit të Kongresit, përfshirë diskutime me anëtarë të të dyja partive.

Ai tha se delegacioni ukrainas mori mbështetje të gjerë për rritjen e presionit ndaj Rusisë dhe se asnjë ligjvënës nuk i tha drejtpërdrejt se do ta kundërshtonte legjislacionin.

“Të gjithë u pajtuan se ishte e nevojshme të rritej presioni ndaj Rusisë”, tha Vlasiuk gjatë një bisede me gazetarë në Ambasadën e Ukrainës në Uashington. “Askush nuk tha se definitivisht nuk do ta mbështeste këtë projektligj”.

Ai e përshkroi Ukrainën si “mjaft optimiste” për nivelin e mbështetjes ndaj legjislacionit, përfshirë edhe në mesin e demokratëve.

Një rrugë potencialisht e rëndësishme do të ishte që Dhoma ta shqyrtonte projektligjin me procedurë të përshpejtuar, procedurë që përdoret përgjithësisht për legjislacionin që pritet të ketë mbështetje të gjerë. Vlasiuk tha se ky ishte ndër skenarët realistë për ta çuar përpara projektligjin.

“Unë mendoj se ka vërtet një shans shumë të mirë që ky projektligj të sillet për votim”, tha ai.

Vlasiuk më herët kishte thënë se pas dy javësh do të ishte periudha e preferuar e Kievit për një votim në Dhomën e Përfaqësuesve. Me kalendarin e Dhomës tashmë të ngjeshur, kjo periudhë mund të jetë një nga mundësitë e fundit për votim përpara se ligjvënësit të largohen nga Uashingtoni.

I pyetur nga REL-i nëse ende ka momentum për këtë projektligj, Vlasiuk iu referua asaj që e cilësoi si mbështetje të vazhdueshme dypartiake për Ukrainën.

“Ka shumë mbështetje për Ukrainën në Kongres”, tha ai, duke shtuar se Kievi ka qenë “shumë këmbëngulës” në theksimin e urgjencës së miratimit të projektligjit. “Në të njëjtën kohë, dua të them, të presim e të shohim”, tha Vlasiuk.

Demokratët, të shqetësuar për kompetencat e Trumpit

Sipas Thomas Melia, ish-zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit dhe ish-zëvendësdrejtor i stafit të Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili aktualisht punon në Free Russia Foundation, pengesa kryesore nuk është mosmarrëveshja e gjerë për konfrontimin me Rusinë.

Në një intervistë për REL-in, Melia shpjegoi se udhëheqësit demokratë kanë disa arsye për të hezituar. Njëra prej tyre është se legjislacioni nuk është rreptësisht i nevojshëm që administrata të vendosë sanksione, tha ai. Trump tashmë ka kompetenca të konsiderueshme për të sanksionuar individë dhe entitete ruse.

Prandaj, sipas vlerësimit të Melias, vlera kryesore e projektligjit është pjesërisht politike dhe simbolike: mbështetja dypartiake do të demonstronte vendosmërinë e Kongresit për të rritur presionin ndaj Moskës.

Por, Melia tha se udhëheqja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve nuk është përfshirë sa duhet në negociatat për versionin që përfundimisht doli nga Senati.

Ky shqetësim është veçanërisht i rëndësishëm për përfaqësuesin Gregory Meeks të Nju Jorkut, demokrati më i lartë në Komitetin e Dhomës për Punët e Jashtme, i cili ka shprehur mbështetje për presion më të ashpër ndaj Rusisë, por ka ngritur shqetësime për nenet e legjislacionit.

Ekziston edhe një shqetësim konkret: Versioni përfundimtar i legjislacionit i jep presidentit kompetenca shtesë për vendosjen e tarifave. Melia tha se kjo ka shkaktuar hezitim te demokratët, të cilët hezitojnë që t’i japin Trumpit një tjetër instrument që mund të përdoret gjerësisht kundër partnerëve tregtarë të SHBA-së.

Melia theksoi gjithashtu një tjetër ndryshim nga versioni i mëparshëm i projektligjit: Versioni përfundimtar i bën sanksionet opsionale dhe jo të detyrueshme.

Ky dallim ka rëndësi, tha ai, sepse forca politike e legjislacionit fillestar buronte pjesërisht nga nenet për sanksione të detyrueshme dhe mbështetja e madhe dypartiake në Senat.

Pas vdekjes së senatorit Lindsey Graham, administrata mbështeti një version të legjislacionit, por kërkoi ndryshime që i bënë sanksionet jo të detyrueshme dhe shtuan kompetencat për vendosjen e tarifave, tha Melia.

Sipas tij, rezultati është një masë më e dobët sesa ajo fillestare. Megjithatë, Melia tha se versioni përfundimtar ka rëndësi të konsiderueshme politike për shkak të mbështetjes së gjerë dypartiake për një propozim më të ashpër.

Kievi mbështet tarifat

Vlasiuk mbrojti nenet për tarifat, duke argumentuar se ato mund t’i bëjnë sanksionet dukshëm më efektive. “Ky është një instrument i fuqishëm që do të mundësojë amplifikimin e efektit të sanksioneve”, tha ai.

Ai argumentoi se tarifat dhe sanksionet mund të kenë efekte të ngjashme ekonomike, por ndryshojnë për nga mundësia e shmangies.

“Sanksionet mund të përshtaten, sanksionet mund të shmangen. Tarifat nuk mund të përshtaten apo të shmangen”, tha Vlasiuk.

Ai hodhi poshtë shqetësimet se vendet mund të shënjestrohen në mënyrë arbitrare sipas projektligjit, duke thënë se legjislacioni përcakton kritere të bazuara në blerjet e lëndëve djegëse fosile nga Rusia.

Në veçanti, ai iu referua Kinës dhe Indisë, të cilat Ukraina i konsideron kyç për aftësinë e Rusisë për të shitur eksportet e saj të energjisë.

Vlasiuk tha se presioni mund të paraqesë “një goditje të madhe” për aftësinë e Rusisë për të financuar luftën kundër Ukrainës.

Ukraina mbështet po ashtu përfshirjen e Iranit në projektligj, tha ai, duke iu referuar bashkëpunimit të ngushtë ushtarak të Teheranit me Moskën.

“Të gjithë e kuptojnë se sa i ngushtë është bashkëpunimi mes komplekseve ushtarako-industriale të këtyre vendeve”, tha Vlasiuk. “Prandaj, Irani e meriton shumë këtë”.

Ngushtohet koha për votim në Dhomën e Përfaqësuesve

Rëndësia politike është rritur pas vendimit të Dhomës së Përfaqësuesve për të anuluar dy javët e fundit të punimeve legjislative para zgjedhjeve.

Dhoma pritet të largohet nga Uashingtoni jo më vonë se më 17 shtator, megjithëse udhëheqësit republikanë kanë thënë se anëtarët mund të thirren sërish nëse Senati avancon një paketë për buxhetin për miratim me procedurë të përshpejtuar. Aktualisht, ky skenar nuk pritet të ndodhë.

Përfaqësuesi Don Bacon i Nebraskës, republikan që ka mbështetur përpjekjet për sanksione, e përshkroi mungesën e veprimit nga Kongresi si një dështim serioz.

“Kjo është e turpshme. Ai u miratua me 86-11 në Senat”, tha Bacon. “Mosveprimi i Kongresit për pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe krimet e [presidentit rus, Vladimir] Putinit është një dështim i vërtetë. Librat e historisë nuk do të jenë të mëshirshëm”.

Për Kievin, urgjenca nuk është thjesht legjislative.

Vlasiuk paralajmëroi se Ukraina përballet me një tjetër dimër të vështirë pas muajsh të sulmeve ruse me raketa dhe dronë. Ai tha se 160 njerëz janë vrarë në sulmet me raketa dhe dronë gjatë muajve të fundit.

“Duhet ta rrisim presionin ndaj Rusisë për t’i bërë ata të ndryshojnë planet e tyre, për t’i bërë ata të negociojnë vërtet”, tha ai.

Ai argumentoi se miratimi i projektligjit për sanksionet tani do të ketë dy efekte: Mund të rrisë presionin ekonomik ndaj Rusisë, ndërsa menjëherë do t’u dërgonte një sinjal politik si Ukrainës, ashtu edhe Qeverisë ruse.

Sipas tij, ekziston një element inercie në politikën e sanksioneve. Edhe pasi legjislacioni miratohet, zbatimi i masave mund të marrë ditë, ndërsa prodhimi i një efekti të konsiderueshëm në ekonominë ruse mund të marrë javë.

“Por, në të njëjtën kohë, vetë fakti i miratimit të këtij projektligji për sanksionet”, tha Vlasiuk, do të dërgonte një “sinjal të fortë mbështetjeje për popullin ukrainas” dhe një “sinjal vërtet të fortë për Qeverinë ruse”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Artistët do të marrin trajtim financiar 70% të pagës nga shteti

Shqiptarët kalojnë më shumë kohë online

A do të kthehet mobilizimi qytetar në ndryshim politik? rreth 100 ditë revoltë për largimin e Ramës

Dita e 97 e protestës nis para Gjykatës Penale, vendoset masa e sigurisë për të arrestuarit

Vance kritikon aleatët evropianë për mosstabilizimin e tregjeve të energjisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet
Artikulli tjetër Kosovë/ A mund të fajësohen 6 deputetë për dështimin e zgjedhjes së presidentit?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Transporti publik do të përfitojë edhe 4 muaj shtesë kompensim karburanti, 50 lekë për litër
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë Qeverinë e Kosovës
Analize Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 4 Shtator, 2026
66.5 mijë makina u shtuan për 8 muaj
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Shtator, 2026
Përplasje për pagat e gjyqtarëve/ Ministria e Financave: Nuk i kemi bllokuar
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.