Protestuesit e kanë nisur ditën e 97 të revoltës, duke u mbledhur para Gjykatës Penale.
Protestuesit kanë paralajmëruar dje se do të kërkojnë lirimin e të arrestuarve, ndërsa kanë ripërsëritur kërkesat e protestës që po shkon drejt ditës së 100.
Ndërkohë si çdo mbrëmje, qytetarët do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, aty ku edhe do të mbahen fjalimet, për të vijuar më pas me marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.
Protesta e mbrëmshme shënoi ditën e 96-të të mobilizimit. Qytetarët u mblodhën fillimisht përpara Kryeministrisë dhe më pas marshuan në rrugët e Tiranës, me flamuj kombëtarë dhe flakadanë. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e Re” ishin ndër thirrjet e përsëritura gjatë tubimit.
Marrë nga Balkanweb.com