KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek
KomentKryesorePolitikeRajoniZhvillim

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Përditësimi i fundit: 6 Shtator, 2026 7:38 pm
113 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ka folur së fundmi për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe rrugëtimin e Tiranës drejt Bashkimit Europian, duke e lidhur perspektivën europiane të vendit edhe me respektimin e të drejtave të minoritetit grek dhe çështjen e pronave.

Gjatë konferencës tradicionale për shtyp në kuadër të Panairit të 90-të Ndërkombëtar të Selanikut, Mitsotakis u pyet për marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës, si dhe për problematikat që Greqia ngre lidhur me pronat dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Kreu i qeverisë greke u shpreh se Athina vijon të mbështesë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, por nënvizoi se secili vend kandidat do të vlerësohet në mënyrë të veçantë, në bazë të progresit të bërë.

“Progresi që është bërë në regjistrimin e pronave dhe në mbrojtjen e të gjitha të drejtave nuk është i mjaftueshëm. Të jeni të sigurt se, në momentin e duhur, do të ushtrojmë të drejtat tona për t’u siguruar që të drejtat e minoritetit mbrohen plotësisht”, deklaroi Mitsotakis.

Kryeministri grek theksoi gjithashtu se këto çështje nuk duhen parë vetëm në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë, por edhe në raport me detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit europian.

Sipas tij, procesi i negociatave me Bashkimin Europian kërkon respektimin e standardeve europiane, ndërsa hapja dhe mbyllja e kapitujve të negociatave lidhet edhe me qëndrimin dhe miratimin e vendeve anëtare.

Ndërkohë, duke folur për Maqedoninë e Veriut, Mitsotakis mbajti një qëndrim edhe më të ashpër, duke deklaruar se, sipas tij nuk ka pasur në thelb progres në negociatat europiane të Shkupit.

“Jemi në një fazë shumë më të hershme krahasuar me Shqipërinë”, u shpreh kryeministri grek, duke bërë kështu një dallim të qartë mes ecurisë së dy vendeve në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Projekti për bujqësinë me ecuri jo të kënaqshme, vetëm 9% e fondeve të përdorura

Tatimet konstatojnë rënien e xhiros së bizneseve nga protestat

Policia kritikohet për kontrollin e telefonave të protestuesve në shkelje të ligjit

Itali/ Shkatërrohet një grup mafioz me italianë e shqiptarë

217 persona në burg pas protestave të dhunshme në Francë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti
Artikulli tjetër Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama nis “spastrimet” në administratë, kërkon dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 23 Tetor, 2026
Tre ditë para zgjedhjeve në Serbi/Studentët “pushtojnë” Beogradin
Aktuale Analize Politike Rajoni 23 Tetor, 2026
Pentagoni krijon agjenci sekrete për të sabotuar teknologjitë e rivalëve
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Telefoni i hakeruar i Jared Kushner zbuloi negociata dhe transferta mbi 700 mln dollarë
Analize Bota Fokus HI-Tech Korrupsion Zhvillim 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.