KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Policia kritikohet për kontrollin e telefonave të protestuesve në shkelje të ligjit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Policia kritikohet për kontrollin e telefonave të protestuesve në shkelje të ligjit
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Policia kritikohet për kontrollin e telefonave të protestuesve në shkelje të ligjit

Përditësimi i fundit: 23 Tetor, 2026 10:00 am
25 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur për shtetin drejt jetës private të qytetarëve. Ai e quajti atë “arkivin e jetës së një njeriu” dhe premtoi garanci të reja ligjore për ta mbrojtur nga kontrollet arbitrare.

Tre javë më vonë, ndërsa policia përpiqej të shtypte trazirat që shoqëruan protestat kundër qeverisë së tij, disa prej të rinjve të ndaluar, përfshirë të mitur, treguan se efektivët u kishin kërkuar të zhbllokonin telefonat dhe të ekspozonin përmbajtjen e tyre personale, pa vendim gjykate.

Dëshmitë, të raportuara nga Avokati i Popullit, kanë ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e veprimeve të policisë dhe kanë nxjerrë në pah hendekun mes garancive për privatësinë që qeveria premton të sanksionojë në ligj – të cilat, sipas kritikëve, synojnë të mbrojnë zyrtarët e lartë nën hetim nga SPAK – dhe mënyrës se si autoritetet ushtrojnë pushtetin e tyre mbi qytetarët në rrugë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë tregojnë efektivë të policisë që u marrin telefonat celularë personave të ndaluar, duke ngritur pikëpyetje mbi bazën ligjore të këtyre veprimeve dhe kufijtë e kompetencave të policisë.

Këto episode vijnë në një kontekst kritikash për përdorimin joproporcional të forcës ndaj protestuesve, përfshirë të miturit, dhe për mënyrën se si policia ndërhyn gjatë ndalimeve.

Raportimet se protestuesve u është kërkuar të zhbllokojnë pajisjet e tyre pa një autorizim të qartë ligjor ngrenë çështjen nëse policia ka vepruar brenda kompetencave të përcaktuara nga ligji.

Gjatë një raportimi të martën për situatën e respektimit të të drejtave të njeriut nga policia gjatë protestave, Avokati i Popullit tha se një nga shkeljet e pretenduara lidhej edhe me përpjekjet e policisë për të kontrolluar telefonat e protestuesve të ndaluar.

“Disa të mitur dhe të rritur raportuan se u është kërkuar të zhbllokojnë telefonat celularë dhe të lejojnë kontrollin e të dhënave personale, pa vendim gjykate, madje edhe kur nuk kishte akuzë të ngritur nga prokuroria”, tha Ahmet Prençi, komisioner dhe drejtues i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës.

Institucioni vë në dukje se e drejta për jetën private dhe korrespondencën mbrohet nga neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe se ndërhyrjet në këtë të drejtë duhet të kenë bazë ligjore, të jenë të domosdoshme dhe proporcionale.

Edhe procedurat penale parashikojnë kushte për kontrollin dhe marrjen e të dhënave elektronike, duke vendosur kufij për mënyrën se si autoritetet mund të hyjnë në përmbajtjen e pajisjeve personale.

Ligjshmëria e një veprimi të tillë varet nga rrethanat konkrete, kompetencat e organit procedues dhe autorizimet që kërkon ligji. Nëse këto kushte nuk janë përmbushur, kontrolli mund të përbëjë ndërhyrje të paligjshme në jetën private.

Përfaqësues të shoqërisë civile paralajmërojnë se kontrolli i telefonave celularë të protestuesve nga policia, pa autorizimin e nevojshëm ligjor, mund të përbëjë ndërhyrje të paligjshme në privatësi dhe shkelje të procedurave penale.

Avokati Gent Serjani, drejtues i Qendrës për Drejtësi Sociale, vë në dukje se ligjshmëria e këtyre veprimeve varet nga baza ligjore dhe respektimi i procedurave.

“Marrja e telefonit celular dhe kontrollimi i fotografive, videove apo përmbajtjeve të tjera private që gjenden në të, pa autorizimin përkatës ligjor dhe pa respektuar procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, mund të përbëjnë ndërhyrje të paligjshme në jetën private”, tha ai për BIRN, duke shtuar se ligjshmëria e këtyre veprimeve duhet të vlerësohet në bazë të rrethanave konkrete, kompetencave ligjore të organeve proceduese dhe autorizimeve të kërkuara nga ligji.

Sipas Serjanit, e drejta për respektimin e jetës private dhe mbrojtjen e të dhënave personale garantohet nga legjislacioni shqiptar dhe nga aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Për këtë arsye, çdo ndërhyrje e autoriteteve publike në këtë të drejtë duhet të ketë një bazë ligjore, të ndjekë një qëllim të ligjshëm dhe të jetë në përputhje me parimin e proporcionalitetit”, theksoi ai.

Për Rigels Xhemollarin, nga qendra Qëndresa Qytetare, këto veprime përbëjnë haptazi tejkalim të kompetencave nga policia dhe një çështje që kërkon hetim nga prokuroria dhe përgjegjësi për veprimet e kryera.

“Shkelje e procedurës penale dhe duhet të ketë hetim zinxhir nga prokuroria pasi kanë tejkaluar kompetencat e veta policia pa vendim gjykate”, tha ai.

“Policia ka dalë nga bunarët e ligjit, po funksionon me urdhra politike dhe vetëm me vendime gjyqësore dhe shembuj ndëshkimi mund të kthehet tek shteti i së drejtës”, përfundoi Xhemollari.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Kastrati” dhe “Salillari” kërkesë për rritjen e çmimit të Rrrugës së Kombit, nga 5, në 8 euro

Rama pretendon se protestuesit u financuan nga krimi dhe forca të huaja, akuzon PD-në për dhunën

Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës

“Indianët e Woltit” të strehuar në konviktet e Kamzës/ Dyshim për trafik qeniesh njerëzore?

Guri i Xhelatit dhe stolat e Ramës: Kur ftesa për dialog ngjan me një mesazh të errët politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Itali/ Shkatërrohet një grup mafioz me italianë e shqiptarë
Artikulli tjetër Tatimet konstatojnë rënien e xhiros së bizneseve nga protestat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SPAK i bastisi shtëpinë, Ron Yeffet probleme edhe në Amerikë me ligjin
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 23 Tetor, 2026
Mjekë dhe studentë marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 23 Tetor, 2026
Serbi/ Me 250 kandidatë, studentët kryesojnë sondazhet ndaj Vuçiç
Analize Politike Rajoni Sociale 23 Tetor, 2026
Egnatia fiton edhe një tjetër pikë në Ligën e Konferencës
Aktuale Analize Sociale Sporti 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.