KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë
AnalizeBotaFokusSocialeTe TjeraZhvillim

Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2026 10:37 am
5 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ukraina po shqyrton mundësinë e legalizimit të punës seksuale për të ndihmuar ekonominë e goditur rëndë dhe për të financuar luftën kundër Rusisë, raportoi Wall Street Journal.

Në Ukrainë, prodhimi, posedimi ose shpërndarja e pornografisë është e paligjshme dhe dënohet deri në shtatë vjet burg.

Pavarësisht kësaj, industria e argëtimit për të rritur në vend është zgjeruar ndjeshëm, por operon me bashkëpunimin e një force policore të korruptuar.

Autoritetet ukrainase kanë nisur t’u kërkojnë taksa krijuesve të përmbajtjeve për të rritur. Megjithatë, kushdo që i paguan ato në mënyrë të rregullt, në fakt pranon përfshirjen e tij në një veprimtari kriminale.

Deputeti ukrainas Yaroslav Zhelezniak po mbështet një projektligj që parashikon se legalizimi i pornografisë në vend do të ndihmonte në rritjen e ekonomisë dhe mund t’i siguronte arkës së luftës së Ukrainës deri në 25 milionë dollarë të ardhura nga taksat.

Ai parashikon se këto të ardhura mund të ndihmojnë në financimin e deri në 30,000 dronëve.

Deputeti ukrainas kërkon legalizimin e pornografisë për të ndihmuar financimin e luftës kundër Rusisë

“Këto gra ose nuk paguajnë taksa dhe përballen me akuza penale për këtë, ose paguajnë taksa dhe akuzohen për shkelje të ligjeve mbi pornografinë”, i tha Zhelezniak WSJ. Ai drejton komisionin e financave në Parlamentin e Ukrainës. “Është një situatë tragjikomike.”

Përpara pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, autoritetet mbyllnin sytë ndaj industrisë së argëtimit për të rritur në vend.

Së fundmi, tre rajone të Ukrainës kanë marrë deri në 20,000 dollarë ryshfet, sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Dy vjet pas nisjes së pushtimit, kompania mëmë e OnlyFans, Fenix International, zbuloi se 7,900 ukrainas fituan më shumë se 131 milionë dollarë nga OnlyFans vetëm gjatë vitit 2023, raportoi WSJ.

Kievi nisi t’u dërgonte letra krijuesve të përmbajtjeve që kishin dorëzuar deklaratat tatimore, pa e ditur se ndaj tyre do të ngriheshin akuza për evazion fiskal dhe prodhim të paligjshëm të përmbajtjeve për të rritur.

Një prej tyre, Svitlana Dvornikova, i tha WSJ se një mëngjes, ndërsa po përgatiste vajzën e saj për në shkollë, policia i sekuestroi 20,000 dollarë në para të gatshme, laptopin dhe disqet e saj të forta.

“Ata kishin një listë me modelet e kamerave online dhe i dinin të gjitha adresat e tyre”, i tha Dvornikova WSJ. Ajo tha se efektivët i ofruan mundësinë që t’u jepte ryshfet për ta mbajtur çështjen të fshehtë, por ajo nuk pranoi.

Një tjetër grua i tha WSJ se efektivët kontrolluan apartamentin e saj në mënyrë të ngjashme. Më vonë ajo u thirr në një seancë gjyqësore, por nuk shkoi, sepse kishte frikë se do të detyrohej të paguante ryshfet.

Shumë modele ukrainase të OnlyFans, përfshirë Dvornikovan, që atëherë janë larguar nga vendi ose janë zhvendosur përkohësisht për të jetuar diku tjetër në Evropë.

“Ky është një krim pa viktimë”, i tha WSJ Lesia Mykhalenko, një avokate e së drejtës tatimore që ka përfaqësuar më shumë se 100 modele të OnlyFans. “Ai i ngarkon në mënyrë të panevojshme sistemit ligjor në një kohë kur duhet të jemi të përqendruar në mbrojtjen e vendit.”

Pasi ndaj saj u ngrit një çështje, Dvornikova paraqiti një peticion që më vonë u publikua në faqen e internetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në të, ajo e përshkroi veten si një “tatimpaguese e ndërgjegjshme” dhe tha se, në vend që qeveria ta trajtonte si kriminele, duhej të ishte mirënjohëse për afro 900,000 dollarët që ajo kishte paguar në taksa, shumë që, sipas saj, ishte e barasvlershme me “qindra rusë të vrarë në vijën e frontit”.

Peticioni i saj mori më shumë se 25,000 firma brenda një jave.

Si përgjigje, Zelensky tha se do t’i kërkonte parlamentit të shqyrtonte projektligjin e Zhelezniak për legalizimin e pornografisë.

Projektligji për legalizimin e pornografisë, bashkëhartues i të cilit është Zhelezniak, kaloi leximin e parë në parlamentin ukrainas në korrik dhe pritet të kalojë në leximin e dytë.

 

Marrë nga Wall Street Journal

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush është “Igori i tmerrshëm” i përgjimit të Ben Ahmetajt?

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Kallëzohet në SPAK, Skënder Hitaj

Ngërçi i pagave përshkallëzon bojkotin në gjykata

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetaj për trafik armësh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ari rus përmbyt Hong Kongun, pas sanksioneve perëndimore
Artikulli tjetër “Wolf Theiss”, studio ligjore që shfaqet pas investimeve më të mëdha në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

FRANCE24: Zemërimi i shqiptarëve nuk shuhet as pas 100 ditësh protestë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 9 Shtator, 2026
“Wolf Theiss”, studio ligjore që shfaqet pas investimeve më të mëdha në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Ari rus përmbyt Hong Kongun, pas sanksioneve perëndimore
Analize Bota Finance Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
More, po ne ku dreqin jetojmë?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.