KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ligji i ri në Kuvend për sekuestrimet, Shteti merr përsipër përfundimin e pallateve të lëna përgjysmë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ligji i ri në Kuvend për sekuestrimet, Shteti merr përsipër përfundimin e pallateve të lëna përgjysmë
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Ligji i ri në Kuvend për sekuestrimet, Shteti merr përsipër përfundimin e pallateve të lëna përgjysmë

Përditësimi i fundit: 10 Shtator, 2026 9:25 am
113 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka depozituar zyrtarisht në Kuvend projektligjin e ri që reformon rrënjësisht administrimin e ndërtimeve pa leje të konfiskuara. Nisma e re ligjore synon të shmangë vonesat burokratike, të vërë pasuritë e konfiskuara në shërbim të interesit publik e strehimit social, si dhe të mbrojë qytetarët e dëmtuar nga ndërtuesit papërgjegjshëm.

Përmes këtij projektligji, shteti kalon nga një model i shpërndarë vendimmarrjeje në një sistem të centralizuar, ku rolin kryesor e merr Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Sipas relacionit shpjegues të projektligjit të analizuar nga VNA, zbatimi i kuadrit të mëparshëm ligjor përballeshe me vonesa të shumta për shkak të “vendimmarrjes së fragmentuar” ndërmjet Komisionit të Objekteve të Konfiskuara dhe institucioneve të tjera. Me ndryshimet e reja, Komisioni shfuqizohet dhe e gjithë përgjegjësia i kalon AAPSK-së.

“Forcimin i rolit të AAPSK-së, si organ unik përgjegjës për administrimin dhe zhvillimin e objekteve, të cilat kanë statusin ‘konfiskuar'”, si dhe “krijimin e grupit të punës, si strukturë e përhershme teknike”.

Një nga shtyllat kryesore të projektligjit është rikthimi i këtyre pasurive në komunitet. Neni 14 i projektligjit rregullon në mënyrë të posaçme kalimin e objekteve të konfiskuara për nevoja sociale.

“…procedurat për destinimin e objekteve të konfiskuara për nevoja të strehimit social dhe interes publik, si dhe mënyrën e kalimit të tyre në pronësi, përdorim ose përgjegjësi administrimi të institucioneve publike dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.”

*Shteti merr përsipër përfundimin e pallateve të lëna përgjysmë*

Një nga risitë më të rëndësishme lidhet me ndërtimet e papërfunduara ose të braktisura nga zhvilluesit pas konfiskimit. Nenet 12 (që shton nenin 19/1) dhe 15 të projektligjit përcaktojnë një mekanizëm të qartë se si shteti ndërhyn për të përfunduar punimet e mbetura në këto objekte.

Sipas relacionit shpjegues, projektligji rregullon:

“…procedurat për administrimin dhe zhvillimin e objekteve me investim të papërfunduar, mënyrën e vlerësimit të tyre, përcaktimin e kostove të përfundimit të punimeve, përgjegjësitë e subjekteve zhvilluese dhe procedurat për regjistrimin dhe administrimin e këtyre objekteve.”

Për të realizuar ndërtimin, përzgjidhen operatorët ekonomikë përmes prokurimit publik nga një autoritet kontraktor i caktuar nga Këshilli i Ministrave, ndërsa financimi sigurohet nga fondi i veçantë i dedikuar:

“Procedurat e prokurimit publik për përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë, si dhe realizimi, mbikëqyrja, përfundimi i punimeve të nevojshme e kolaudimi i tyre, referuar ndërtimeve të papërfunduara, kryhen nga autoriteti kontraktor, i cili caktohet, rast pas rasti, me vendim të Këshillit të Ministrave.”

*Mbrojtje për blerësit dhe personat e tretë të dëmtuar*

Projektligji adreson gjithashtu situatën e qytetarëve që kanë blerë apo investuar në ndërtime që më pas janë konfiskuar për shkak të shkeljeve të ndërtuesve. Përmes nenit 17, ligji i ri njeh marrëdhëniet juridike të mëparshme dhe garanton të drejtat e tyre.

Relacioni sqaron se ky nen rregullon:

“…të drejtat e personave të tretë, njohjen e marrëdhënieve kontraktuale, procedurat e kompensimit financiar, trajtimin e kontratave të kleringut dhe pjesëmarrjen e tyre në procedurat e shitjes së objekteve të konfiskuara.”

Gjithashtu, projektligji përcakton qartë se përgjegjësia financiare dhe ligjore i mbetet subjekteve që kanë kryer shkeljet, duke mbrojtur blerësit e ndershëm:

“Ndryshimet e propozuara adresojnë këtë boshllëk, duke përcaktuar qartë përgjegjësitë ligjore, financiare dhe detyrimet e këtyre subjekteve për përfundimin e punimeve të mbetura.”

*Opsion vetëdeklarimi dhe fond i posaçëm*

Për t’i dhënë mundësi zgjidhjeje ndërtimeve pa leje përpara se ato të kalojnë në faza të tjera, neni 23 i projektligjit parashikon një dritare tranzitore vetëdeklarimi prej 6 muajsh:

“…subjektet poseduese, të cilët deklarojnë me vullnetin e tyre objektet e ndërtuara pa leje, pranë organit kompetent (AZHT), brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do t’i njihet e drejta e parablerjes dhe do të kenë mundësi t’i nënshtrohen procedurave përkatëse.”

Gjithashtu, për financimin e përfundimit të objekteve të paplotësuara, krijohet një “Fond i veçantë / i dedikuar për ndërtimet pa leje”, i cili do të mbulojë shpenzimet e vlerësimit, zhvillimit dhe kompensimeve, pa krijuar efekte shtesë në Buxhetin e Shtetit.

Projektligji pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare përpara se të kalojë për votim në seancë plenare.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është e dënuar Europa?

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit

Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona

Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit

Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fitorja e së djathtës ekstreme në Gjermani shqetëson elitat politike në Evropë
Artikulli tjetër Vangjel Tavo promovon “bekimin” e priftit në shkollë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shanset që samiti i NATO-s, të mbahet në Tiranë janë thuajse zero
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Rama u faturon shqiptarëve 110 milionë euro taksa shtesë, në fshehtësi!
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.