Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur sot aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke i shpallur ata penalisht përgjegjës për një sërë krimesh lufte.
Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, Jakup Krasniqi me 25 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim. Në vendimet individuale, trupi gjykues i shpalli ata fajtorë, në shkallë të ndryshme, për vepra që përfshijnë ndalimin e paligjshëm, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.
Sipas trupit gjykues, krimet për të cilat u shpallën përgjegjës katër të pandehurit lidhen me periudhën e luftës në Kosovë dhe janë konstatuar në disa komuna të Kosovës, si dhe në dy rrethe në veri të Shqipërisë.
Megjithatë, aktgjykimi i sotëm është vendim i shkallës së parë. Palët kanë të drejtë ta apelojnë vendimin në shkallët e tjera të gjykimit, ndaj procesi gjyqësor nuk përfundon me shpalljen e këtij aktgjykimi. Sakaq, në Prishtinë po zhvillohen protesta të shumta, me njerëzit, që kanë dalë në rrugët e qytetit dhe janë tubuar, para zyrave të EULEX-it.
Marrë nga Kosovapress.com