KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një Këshill, shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një Këshill, shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Një Këshill, shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje

Përditësimi i fundit: 29 Shtator, 2026 1:48 pm
148 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mblodhi të hënën Këshillin e Sigurimit Kombëtar për të diskutuar zhvillimet e fundit që lidhen me institucionet e sigurisë dhe hetimin ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.

Mbledhja, e cila zgjati më shumë se një orë e gjysmë, u zhvillua me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave dhe në të morën pjesë anëtarët e Këshillit, si dhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në përfundim të mbledhjes, Presidenca tha se diskutimet u përqendruan te forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimi me partnerët dhe aleatët dhe ruajtja e besimit të publikut te institucionet e sigurisë.

Sipas saj, hetimet e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe të respektohen nga të gjitha institucionet, ndërsa çështjet individuale nuk duhet të shndërrohen në një krizë besimi ndaj shtetit apo institucioneve të sigurisë.

“Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë” – thuhet në deklaratën e Presidencës, që, me sa duket, i referohet hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Por, për gazetarin Gjergj Erebara, ngjarja nuk është çështje private, por tregues se si krimi i organizuar ka prekur sigurinë kombëtare.

“Ndoshta dikush duhet t’i thotë z. Begaj që “çështje individuale” është kur dikush bën seks me dikë dhe të tjerëve nuk u intereson gjë. Por kur dikush fik radarët e shtetit për një grup të strukturuar kriminal, kjo është çështje e sigurisë publike. Por kur dikush që i fik radarët është shef i shërbimit sekret, ndërsa organizata kriminale nuk është një dosido, por është një nga grupet më të konsoliduara të krimit të organizuar në vend, kjo, jo vetëm që nuk bie në kategorinë e “çështjeve individuale”, por është cenim i rendit kushtetues.
Një deklaratë që nënçmon një situatë të tillë të paprecedentë, është turp për z. Begaj si individ dhe për Presidentin Bajram Begaj.
Krimi i organizuar është një emergjencë kombëtare. Z. Begaj besoj disponon kapacitetin mendor për ta parë këtë, por ma ha mendja, as burimet institucionale nuk i mungojnë”, shkruan Erebara.

Vlora Hyseni, e cila drejtoi SHISH-in deri së fundmi, është arrestuar në kuadër të një hetimi ku, sipas materialit të publikuar nga autoritetet, dyshohet se ka përcjellë informacione sekrete shtetërore te Ergys Agasi gjatë periudhës së arratisjes së tij.

Autoritetet nuk kanë dhënë, në materialin e publikuar, detaje të tjera mbi provat e hetimit, ndërsa çështja mbetet në procedurë gjyqësore.

Përplasja politike

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e kritikoi ashpër takimin dhe akuzoi qeverinë se po përpiqet ta paraqesë çështjen si një problem institucional, ndërsa, sipas tij, duhet të ketë përgjegjësi politike.

Bardhi e quajti mbledhjen “Këshilli i Sigurisë së Ergysit” dhe tha se opozita nuk kishte arsye të merrte pjesë në një takim që, sipas tij, lidhej me mbrojtjen e personit nën hetim.

Ai kërkoi gjithashtu shpjegime nga Presidenti Begaj për vendimin për dekretimin e Hysenit në krye të SHISH-it dhe ngriti pyetje mbi vonesën e betimit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, duke e lidhur atë me Agasin.

“Kush e urdhëroi Begajn të emëronte Hysenin në krye të SHISH?” tha Bardhi, duke kërkuar që Presidenti të japë shpjegime publike.

Bardhi kritikoi edhe Ramën, duke thënë se kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike për zhvillimet dhe duke ngritur pyetje mbi referencat që, sipas tij, Hyseni kishte marrë nga shërbime partnere përpara emërimit.

Ai përmendi gjithashtu çështje të tjera që, sipas tij, lidhen me qeverinë, përfshirë hetimet ndaj zyrtarëve të lartë.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar u zhvillua në një moment kur institucionet shqiptare të sigurisë dhe drejtësisë po përballen me vëmendje të shtuar publike dhe politike lidhur me hetimin ndaj ish-drejtueses së SHISH-it.

Hetimi ndaj Vlora Hysenit është një degëzim i hetimit më të gjerë të SPAK-ut ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i cili është arrestuar në kuadër të dosjes që lidhet me procedurat e prokurimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sipas materialeve të bëra publike, hetuesit kanë administruar prova nga pajisje dhe ambiente të lidhura me Agasin, përfshirë komunikime dhe materiale që dyshohet se përmbajnë të dhëna të klasifikuara të Shërbimit Informativ të Shtetit. Këto prova kanë çuar në zgjerimin e hetimit dhe në krijimin e një fraksioni të veçantë të procedimit.

Në këtë kuadër, SPAK dyshon se Hyseni, e cila drejtonte SHISH-in, ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Agasin dhe se i ka dhënë atij informacion të klasifikuar gjatë kohës kur ai ishte në kërkim. Sipas raportimeve që u referohen materialeve të dosjes, në makinën e Agasit janë gjetur nëntë faqe me të dhëna të SHISH-it. Hyseni është marrë në pyetje nga prokurorët më 18 shtator dhe, sipas këtyre raportimeve, ka pranuar se kishte komunikuar me Agasin deri në periudhën e arrestimit të tij, duke deklaruar se ai kishte qenë bashkëpunëtor i SHISH-it.

SPAK ka ngritur ndaj Hysenit dyshimet për veprat penale të “përkrahjes së autorit të krimit” dhe “zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”. Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj saj masën e arrestit në shtëpi dhe pezullimin nga detyra, masa që më pas u lanë në fuqi. Rasti shënoi një zhvillim të pazakontë për institucionet shqiptare të sigurisë, pasi masa e arrestit u vendos ndaj drejtueses në detyrë të shërbimit informativ.

Hetimi është zgjeruar edhe ndaj zyrtarëve të tjerë. Në të njëjtin operacion, SPAK ka marrë masa sigurie ndaj Fatjon Kalluçit, zyrtar në Institutin e Policisë Shkencore, dhe Embro Sulejmanit, ndërsa janë kryer kontrolle në disa ambiente dhe banesa. Sipas prokurorisë, këto veprime lidhen me të njëjtin procedim dhe me dyshimet për rrjedhje të informacionit dhe ndihmë ndaj personave nën hetim.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak: Erion Veliaj nuk merr pjesë në mbledhjen e sotme
Artikulli tjetër Dy vëllezër nga Kosova, që drejtonin tregun e identiteteve të vjedhura, ndalohen nga FBI

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.