KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë/ Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kosovë/ Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales
AnalizeFokusKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Kosovë/ Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales

Përditësimi i fundit: 2 Tetor, 2026 7:48 am
72 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 21:00. Ky është pikëtakimi i përnatshëm i mijëra protestuesve që, nën thirrjen “Jo në emrin tim”, kundërshtojnë dënimin për krime lufte të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale.

Por, kush po proteston dhe çfarë po kërkohet?

Për 15 net me radhë, nga 16 shtatori, protesta ka vazhduar në të njëjtin vend, e thirrjeve u janë bashkuar edhe veteranë të luftës, studentë, tifozë, politikanë, artistë dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Në numër më të vogël të pjesëmarrësve, protesta u mbajtën edhe në shumicën e komunave të Kosovës, të thirrura nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇK-së.

Çlirim Haziri, organizator i protestave të mbrëmjes në kryeqytetin e Kosovës, tregon për Radion Evropa e Lirë se çdo natë iu bëjnë thirrje institucioneve të vendit t’i plotësojnë dy kërkesa.

E para, ta ndryshojnë ligjin për ato që zyrtarisht njihen si Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Dhe, e dyta, të garantojnë një buxhet mbështetës për mbrojtjen e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

“Që 15 ditë i kemi këto kërkesa, të cilat ende nuk kanë arritur në vesh të institucioneve të Kosovës”, thotë Haziri, teksa nuk shpreson edhe aq që në plotësimin e tyre.

Ai shpreh frikën se Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, pa u ndryshuar ligji për Specialen.

Nismën për ndryshimin e ligjit e ka marrë tashmë Partia Demokratike e Kosovës në opozitë, teksa propozimi është ende në duart e Qeverisë për vlerësim, para se ajo t’ia përcjellë atë Kuvendit për shqyrtim.

Haziri kërkon që ndryshimi i këtij ligji “të mos jetë në tavolinë të negociatave politike për koalicione midis partive”, por të procedohet në Kuvend e të mbështetet nga shumica shqiptare.

Për veteranët e luftës, kalimi i procesit gjyqësor tek Gjykata Supreme e Kosovës, pasi të përfundojë shkalla e Apelit, është kërkesa kryesore. Ky është edhe një nga ndryshimet e propozuara në ligjin për Specialen.

“Në qoftë se vendimi i Apelit në Gjykatën Speciale është i pafavorshëm për neve, le të jetë mundësia që vendimi të korrigjohet nga institucionet tona dhe drejtësia të vendoset në Kosovë”, thotë Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-së së UÇK-së.

Përveç kërkesave të ngjashme me të tjerët, veteranët po i kërkojnë kryeministrit Albin Kurti edhe shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Atë e shohin pengesë në mbështetjen e shtetit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, pasi vlerësojnë se ministria që ajo udhëheq ka në kompetencë edhe ndihmën financiare dhe ligjore.

Protesta që bashkon grupe të ndryshme

Organizatorët i kanë mohuar akuzat se protestat kanë ngjyrim partiak.

Haziri thotë se në protesta marrin pjesë qytetarë me bindje të ndryshme politike, ndërsa Syla i përshkruan organizimet e tyre si gjithëpopullore dhe paqësore.

Për socoiologun Fadil Maloku, megjithatë, bashkimi i këtyre grupeve nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka një lëvizje të unifikuar shoqërore.

Në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ai e përshkruan mobilizimin si një “koalicion emocional, simbolik dhe identitar të përkohshëm”.

Sipas tij, “bindja se aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së prek jo vetëm individët e dënuar, por edhe mënyrën se si lufta dhe historia e Kosovës po interpretohen e gjykohen”, ka bashkuar grupe që në rrethana të tjera nuk do të kishin të njëjtat interesa e qëndrime politike.

Çka nëse kërkesat nuk plotësohen?

Për Hazirin është e papranueshme që ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale të mbetet “në bankën rezervë të politikës, dhe që UÇK-ja ta vazhdojë e vetme betejën pa institucionet”.

Megjithatë, ai thotë se do të vazhdojnë të protestojnë derisa t’iu plotësohen kërkesat.

Ndërkaq, Syla thotë se në rast se vendi shkon në zgjedhje pa u ndryshuar ligji, shpërfaqet, sipas tij, “qëllimi dhe mosvullneti i partisë në pushtet”, Lëvizjes Vetëvendosje, për të plotësuar kërkesën e protestuesve.

Në ballë të protestave nuk ka veç veteranë e qytetarë që e kanë përjetuar luftën.

Atyre iu bashkuan një numër i madh i të rinjve, nxënës e studentë, të cilët, sipas sociologut Maloku, duhet ta formalizojnë edhe më tutje pjesëmarrjen tyre.

Sipas tij, brezi i ri duhet të përfshihet edhe në hartimin e kërkesave nga protesta.

Ai thotë se përfshirja masive e të rinjve nga një reagim kundër një aktgjykimi mund “të prodhojë edhe narrativë apo kauzë të re” që do të lidhej me identitetin kombëtar.

Megjithatë, me kërkesat ende të paplotësuara dhe protestat që vazhdojnë, mbetet e paqartë nëse ky mobilizim do të mbetet i fokusuar te aktgjykimi i Speciales apo do të shndërrohet në një kauzë më të gjerë shoqërore e politike.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Largimi i SHBA-ve nga Iraku ngre shqetësime për rritjen e ndikimit iranian
Artikulli tjetër Von der Leyen: Pavarësia e Speciales duhet të garantohet, vendimi të respektohet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.