KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria e Kosova me humbjet më të larta të energjisë në Ballkanin Perëndimor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria e Kosova me humbjet më të larta të energjisë në Ballkanin Perëndimor
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreRajoniSociale

Shqipëria e Kosova me humbjet më të larta të energjisë në Ballkanin Perëndimor

Përditësimi i fundit: 2 Tetor, 2026 8:33 am
56 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gati një e pesta e energjisë së futur në rrjetin elektrik shqiptar nuk arrin te konsumatori final, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me humbjet më të larta të energjisë në Ballkanin Perëndimor. Në periudhën 2023-2024, humbjet arritën në 19.4% të energjisë së injektuar në rrjet, më shumë se trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 6%. Në të njëjtën kohë, kostoja e energjisë elektrike për bizneset shqiptare është afruar ndjeshëm me nivelin e BE-së, duke krijuar një kontrast mes efikasitetit të dobët të rrjetit dhe çmimeve relativisht konkurruese për konsumatorët jofamiljarë.

Të dhënat janë pjesë e Raportit të Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026, të OECD-së i cili analizon ndër të tjera efikasitetin e infrastrukturës energjetike dhe kostot e energjisë për bizneset.

Në Ballkanin Perëndimor, humbjet mesatare të energjisë në rrjet ishin 15.2% në 2023-2024, ose rreth 2.5 herë më të larta se mesatarja e BE-së dhe dukshëm mbi nivelin prej 9.2% të vendeve fqinje të BE-së të përdorura nga OECD për krahasim. Shqipëria, me 19.4%, qëndron dukshëm mbi mesataren rajonale. Vetëm Kosova ka humbje më të larta, me 21.9%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina regjistron nivelin më të ulët në rajon, 10.4%.

OECD e mat treguesin si pjesën e energjisë së injektuar në rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes që nuk arrin te përdoruesit fundorë. Humbjet reflektojnë si probleme teknike, të lidhura me infrastrukturën e vjetruar, ashtu edhe humbje joteknike, ku rol luajnë edhe sistemet e vjetra të matjes.

Shqipëria ka bërë megjithatë përparim krahasuar me një dekadë më parë. Së bashku me Kosovën, është ndër vendet e pakta të rajonit ku humbjet janë ulur gjatë periudhës së analizuar. Por përmirësimi nuk ka qenë i mjaftueshëm për të ndryshuar pozicionin e vendit: Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të humbjeve në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, në ekonomitë e tjera të rajonit humbjet janë rritur, ndërsa mesatarja e Ballkanit Perëndimor ka mbetur praktikisht e pandryshuar krahasuar me 2014-2016.

Në profilin e Shqipërisë, OECD e vlerëson performancën relative për humbjet e energjisë me 28.4 pikë kundrejt mesatares 100 të BE-së në 2023-2024, nga 23 pikë në 2014-2016. Pra, ka përmirësim, por hendeku me standardin evropiab vijon të jetë i madh.

Kostoja e energjisë për bizneset afrohet me BE-në

Ndryshe nga humbjet në rrjet, kostoja e energjisë elektrike për konsumatorët jofamiljarë del si një tregues më pozitiv për Shqipërinë dhe rajonin.

Në Ballkanin Perëndimor, çmimi mesatar i energjisë për konsumatorët jofamiljarë ishte 0.25 USD për kWh në 2023-2024, pothuajse i njëjtë me mesataren e BE-së prej 0.26 USD/kWh dhe dukshëm më i ulët se 0.36 USD/kWh në grupin e vendeve fqinje të BE-së. OECD vlerëson se kostot relativisht të përmbajtura të energjisë përbëjnë një avantazh për konkurrueshmërinë e bizneseve në një pjesë të rajonit.

Edhe Shqipëria është afruar ndjeshëm me nivelin evropian. Rezultati relativ i vendit për këtë tregues është rritur nga 48.2 në 2014-2016 në 98 në 2023-2024, në një shkallë ku mesatarja e BE-së është 100. OECD e rendit pikërisht rënien e kostove të energjisë, së bashku me zgjerimin e mbulimit 4G, ndër zhvillimet më pozitive të Shqipërisë në klasterin e infrastrukturës dhe lidhshmërisë.

Brenda rajonit, diferencat në çmimin e energjisë për bizneset janë të mëdha. Kosova ka nivelin më të ulët, 0.18 USD/kWh, rreth 30% nën mesataren e BE-së. Në skajin tjetër, Maqedonia e Veriut arrin 0.38 USD/kWh, pothuajse 50% mbi mesataren evropiane, çka OECD e lidh me varësinë e lartë nga importet e energjisë.

Raporti thekson se në nivel rajonal çmimet relativisht të ulëta janë ndikuar edhe nga përdorimi i energjisë së prodhuar nga qymyri dhe nga subvencionet për lëndët djegëse fosile, ndërsa për Shqipërinë, prodhimi elektrik mbështetet kryesisht te hidroenergjia.

 

Marrë ngfa Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

RTSH në krizë financiare, por shpenzon 7 milionë lekë për një emision gatimi

Rama publikon listat e protestuesve “problematikë”

Gropë 94.5 milionë euro me dëmet e papaguara, sigurimet zvarrisin dëmshpërblimet

Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

Berlini shtetëzon me force 150 mijë apartamente nga privatët, për të ulur qiratë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Audiopërgjim i ri/ Ron Yeffet mendon hapjen një fabrike armësh në Sudan
Artikulli tjetër 7 talente shqiptarë formohen te bavarezët e Bajernit të Mynihut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Kastrati” dhe “Salillari” kërkesë për rritjen e çmimit të Rrrugës së Kombit, nga 5, në 8 euro
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale 23 Tetor, 2026
Rama pretendon se protestuesit u financuan nga krimi dhe forca të huaja, akuzon PD-në për dhunën
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 23 Tetor, 2026
Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
“Indianët e Woltit” të strehuar në konviktet e Kamzës/ Dyshim për trafik qeniesh njerëzore?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.