KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë dot internetin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë dot internetin
AnalizeFinanceHI-TechKryesoreRajoniSocialeZhvillim

26% e shqiptarëve nuk e përballojnë dot internetin

Përditësimi i fundit: 8 Tetor, 2026 9:26 am
129 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shqiptarët janë popullsia që e ka më të papërballueshme financiarisht lidhjen e internetit në shtëpi. Alarmi vjen nga Eurostat, Zyra Qëndrore e Statistikave të Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023, plot 25.6 % e individëve në Shqipëri deklaruan se nuk përballonin dot financiarisht një lidhje interneti për përdorim personal në shtëpi.

Kjo do të thotë se një në katër familje shqiptare mbetet ende zyrtarisht jashtë botës online për shkak të pamundësisë ekonomike.

Ky hendek bëhet akoma më i frikshëm kur krahasohet me rajonin dhe Europën. Në Bashkimin Europian, vetëm 2 për qind e popullsisë nuk mund të përballojë lidhjen me internetin.

Ndërkohë diferenca është dramatike edhe me ekonomitë e ngjashme fqinjë. Në Serbi vetëm 4.1% e popullsisë ka këtë problem, në Maqedoninë e Veriut 4.4%, ndërsa në Malin e Zi 5.0%.

Arsyet e OECD: Pse shqiptarët nuk e përballojnë dot internetin?

Raporti i ri i OECD-së për Ballkanin Perëndimor analizon tregun dhe plotëson pjesën tjetër të historisë. Sipas OECD, Shqipëria ka aktualisht çmimin më të lartë në rajon për internetit, me diferencë nga vendet e ngjashme fqinje.

Raporti thotë se arsyet kryesore të këtij dështimi, vijnë nga dy drejtime; qoftë nga çmimet e larta, ashtu edhe nga të ardhurat e ulëta.

Të dhënat konfirmojnë se kostot e pajisjeve të nevojshme (modemet, serverat, kompjuterat) dhe shërbimet e telekomunikacionit në Shqipëri janë rritur shumë më shpejt se të ardhurat.

Çmimet e teknologjisë së komunikimit në vend kapin rreth 107% të mesatares së BE-së, duke e bërë blerjen dhe mirëmbajtjen e tyre të papërballueshme për buxhetet familjare.

Nga ana tjetër, tregu i internetit në Shqipëri është i kapur në një monopol të ngurtë, i cili nis që nga autostradat e fibrave. Ky bllokim i infrastrukturës bazë e dënon konsumatorin shqiptar me raportin më të pafavorshëm në rajon midis çmimit dhe shpejtësisë së shërbimit duke e bërë internetin praktikisht një luks për një në çdo katër shqiptarë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sky ECC, drejtësia shqiptare hap rrugën për verifikimin teknik

Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë

Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve

Shqipëria drejt modelit autokratik kinez?

Europa po hyn në një “supercikël” zgjedhjesh/ Rezultatet e tyre mund t’i trondisin themelet e BE-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme
Artikulli tjetër Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Media holandeze: Kullat si fasadë e klientelizmit dhe pastrimit të parave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Prangosen dy shqiptarë në Angli, u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit?
Aktuale Analize Kryesore Sociale 25 Nëntor, 2026
Champions, sonte show me 9 sfida
Aktuale Analize Sociale Sporti 25 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.