KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun

Përditësimi i fundit: 12 Tetor, 2026 9:54 am
130 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Perceptimi i problemeve mjedisore është përkeqësuar ndjeshëm në Shqipëri gjatë një viti, me rritje të forta të shqetësimit për ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës.

Sipas Balkan Barometer 2025 të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) 55% e shqiptarëve përmendin ndotjen e ajrit si problem në komunitetin e tyre, nga 42% në 2024, ndërsa shqetësimi për ndotjen e ujit është rritur nga 24% në 43%, ose me 19 pikë përqindjeje.

Edhe ndotja e tokës ka shënuar një rritje të fortë, nga 20% në 2024 në 40% në 2025, pra është dyfishuar si shqetësim në perceptimin e qytetarëve. Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ndotja e tokës është rritur nga 38% në 44%, ndërsa ndotja e ujit nga 43% në 52%.

Por problemi që e dallon më shumë Shqipërinë nga rajoni është trafiku. Në 2025, 48% e shqiptarëve e përmendin trafikun e rënduar si shqetësim mjedisor, kundrejt 30% në 2024 dhe vetëm 33% mesatarisht në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon, përpara Kosovës me 37%, Maqedonisë së Veriut me 34%, Malit të Zi dhe Serbisë me nga 30% dhe Bosnjë-Hercegovinës me 22%.

Rritje regjistrohet edhe për zhurmën, e cila shqetëson 43% e shqiptarëve, nga 32% një vit më parë. Mesatarja rajonale është vetëm 21%, çka e vendos Shqipërinë sërish dukshëm mbi vendet e tjera.

Ndotja e ajrit, megjithëse është rritur fort në Shqipëri, mbetet disi nën mesataren e rajonit prej 61%. Për ndotjen e ujit Shqipëria është gjithashtu nën mesataren 52%, ndërsa për trafikun dhe zhurmën situata përmbyset dhe vendi del dukshëm mbi rajonin.

Në nivel rajonal, RCC konstaton se ndërgjegjësimi për ndotjen është rritur përgjithësisht në 2025: ndotja e ajrit është rritur nga 57% në 61%, ajo e ujit nga 43% në 52% dhe ajo e tokës nga 38% në 44%.

Për Shqipërinë, megjithatë, ritmi i rritjes është shumë më i fortë: +13 pikë për ajrin, +19 pikë për ujin, +20 pikë për tokën, +18 pikë për trafikun dhe +11 pikë për zhurmën.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin

Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar, trafikun e kokainës në Amerikën Latine?

Tritol lokalit të shqiptarit në Athinë, dyshime për larje hesapesh

Veliaj shkarkon pas 11 vitesh drejtuesen e kopshteve

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së
Artikulli tjetër Tregu i pronave po ndryshon hartë/ Tirana humbet peshë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari që vodhi pamjet e GTA VI dënohet me 7 vite burg, por lirohet
Analize Bota Fokus HI-Tech Sociale 24 Nëntor, 2026
Kthesë e papritur në Nvidia, Jensen Huang rikthehet në krye të kompanisë pas skandalit
Analize Bota Finance HI-Tech Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.