Shkrimtarja e njohur, Lea Ypi, ka reaguar për protestën masive të studentëve në Tiranë, që ka hyrë në ditën e gjashtë, duke shprehur mbështetjen e saj për të rinjtë që kanë dalë në rrugë për të kërkuar ndryshim. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se, nëse do të ishte sot në drejtimin e Shqipërisë, do të kishte dhënë dorëheqjen që në qershor kur nisë protestat paqësore kundër qeverisë.
Ypi dënon hapur dhunën e policisë, duke theksuar se një shtet ku sundon ligji nuk duhet të ketë nevojë për shkopinj gome për të mbajtur rendin. Shkrimtarja shprehet se studentët kanë gjithë dhembshurinë dhe mbështetjen e saj, ndërsa u bën thirrje që zemërimin e tyre ta shndërrojnë në një alternativë të vërtetë politike dhe shoqërore për Shqipërinë.
Duke komentuar krizën politike në vend, Ypi thekson se largimi i një individi nga pushteti dhe zëvendësimi i tij me një tjetër nuk përbën ndryshim të vërtetë, por një projekt partiak. Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për një transformim më të thellë, që synon zëvendësimin e oligarkisë me demokraci sociale.
Marrë nga Dosja.al