KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shoqata e Gazetarëve kërkon hetim dhe garanci për sigurinë e medias
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Shoqata e Gazetarëve kërkon hetim dhe garanci për sigurinë e medias
FokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shoqata e Gazetarëve kërkon hetim dhe garanci për sigurinë e medias

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2026 9:28 am
16 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka ngritur alarmin për sigurinë e punonjësve të medias gjatë protestave studentore në Tiranë. Sipas deklaratës së publikuar këtë të hënë, të paktën 21 raste janë denoncuar publikisht, ku gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë pretendojnë se janë penguar, dhunuar ose lënduar gjatë raportimit në terren.

Më 18 tetor, gazetaret Glidona Daci dhe Klodiana Lala denoncuan ndërhyrje të policisë dhe kufizim të filmimeve pranë komisariateve. Ndërsa Taulant Kopliku, drejtues i emisionit “Piranjat”, deklaroi se ishte goditur nga një polic, i ishte marrë telefoni dhe i ishin fshirë pamjet.

Raste të tjera janë raportuar nga Elkier Bushkolaj, Renaldo Salianji, Enkelejda Mema, Alice Taylor, Bekim Bici dhe Felix Bilani, të cilët kanë denoncuar pengime apo ndërhyrje gjatë ushtrimit të detyrës. Shoqata përmend edhe raste ku punonjësit e medias janë përballur me dhunë nga protestuesit. Një ekip i Report TV dhe gazetarja Doriana Bezat raportohet se janë sulmuar gjatë mbulimit të protestave, ndërsa Vjolanda Peca dhe Fatime Halmusaj janë lënduar nga gurë dhe sende të forta. Po ashtu, operatori Elvin Kamberi është raportuar i lënduar pas hedhjes së një granate zhurmuese në zonën ku ndodheshin punonjës të medias. Anesti Bajramemaj, Henri Simota, Izmir Akulli, Jonida Mukja, Albi Muçollari dhe Xhoi Malësia kanë denoncuar gjithashtu episode pengimi, dhune apo ndërhyrjeje nga efektivë policie.

Shoqata vlerëson se përsëritja e rasteve nuk mund të konsiderohet më si incidente të izoluara dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet. Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Tiranës u kërkohet të verifikojnë çdo denoncim dhe të identifikojnë përgjegjësit. Një apel i drejtohet edhe organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protesta që të respektojnë sigurinë e gazetarëve dhe mjetet e tyre të punës.

“Gazetarët nuk janë palë në protestë, por janë aty për të informuar publikun”, thuhet në deklaratë.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama nuk tërhiqet, protestat në Shqipëri hyjnë në javën e dytë

La Repubblica: Edi Rama gjithnjë e më i izoluar politikisht!

Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar

Gjermania nis kursimin për pension që në fëmijëri

Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve 6-fishon gjobat maksimale ndaj bizneseve
Artikulli tjetër Shqipëria ia kalon BE-së, Italisë e Gjermanisë për arsimin e lartë, por Europa po na merr “trurin”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Presionet ekonomike që qëndrojnë pas protestave në Europë
Aktuale Analize Bota Ekonomi Fokus Sociale 19 Tetor, 2026
Bankat me orare të reja – Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Moska i përgjigjet Ramës: Nuk kemi dorë në protestat e Shqipërisë
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 19 Tetor, 2026
Protestuesit e Kurbinit dhe Mirditës bllokojnë hyrjen për në rrugën e Kombit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.